SHKODËR- Një 15- vjeçar është arrestuar në qytetin e Shkodrës  pasi kishte shkuar me armë në shkollë. 

Në pranga ka rënë 15-vjeçari me inicialet R.N nxënës i klasës së 10-të të një shkolle. Adoleshentit i sekuestrohet arma e zjarrit nga efektivët  e Komisariatit të Policisë Shkodër.
 
Policia njofton se ishte lajmëruar që adolenshenti R.N kishte hyrë në shkollë me një armë tip pistoletë, e markës "ZASTAVA", por pa fishekë.

Pas lajmërimit uniformat blu të Shkodrës kanë bërë të mundur arrestimin e 15- vjeçarit.

pistoleta
(Pistoleta që iu sekuestrua 15 vjeçarit)

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)