Shkodër/ Aksident i rëndë pranë fshatit Mjedë! Makina del nga rruga, përplas për vdekje 2 këmbësorë! Viktimat, xhaxha e nip (VIDEO+EMRAT)

SHKODËR - Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme pranë fshatit Mjedë, në aksin Vau i Dejës-Kryebushat.

Sipas raportimeve të gazetarit, Ergys Kavaja dy këmbësorë kanë humbur jetën, pasi janë përplasur nga një mjet. Dy viktimat konfirmohen si Ndue dhe Ndrekë Prenga, xhaxha e nip. Viktimat janë të moshës 63 dhe 43 vjeç.

Siç bën me dije policia, Gledis Bujari, që po drejtonte një 'Mercedez Benz' humbi kontrollin e automjetit pranë fshatit Mjedë duke aksidentuar për vdekje dy këmbësorët. Njëri prej tyre humbi jetën në vendngjarje dhe tjetri vdiq gjatë transportimit për në spital.

Mësohet se automjeti ka rëshqitur në rrugë për shkak të lagështirës dhe drejtuesi ka humbur kontrollin duke shkaktuar dhe aksidentin fatal. Ky aks është mjaft i frekuentuar nga automjetet, teksa është lidhëse dhe me akse të tjera nacionale si ajo Shkodër-Lezhë.

Dy viktimat Ndue dhe Ndrekë Prenga ishin banorë të zonës dhe në atë moment kanë qenë dukë shkuar për në banesat e tyre. 

'Rreth orës 17:00, në fshatin Mjedë, shtetasi G.B, duke drejtuar  automjetin tip "Mercedes Benz", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për  pasojë automjeti ka dalur nga rruga, duke ka përplasur dy  këmbësorët, shtetasin N. P., 63  vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje dhe shtetasin N. P., 43 vjeç., i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në Spital. 

Nga përplasja është dëmtuar dhe drejtuesi i automjetit, shtetasi G. B., i cili ndodhet në Spital, për ndihmë mjeksore, i shoqëruar nga efektivë të Policisë, pasi  pas marrjes së ndihmës mjeksore do shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.', njofton policia.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po bën hetimet mbi aksidentin e rëndë.

Lajmi ne perditesim...

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodra: 03/01/2025 23:28

    Ky ecen gjithmon shpejt ben si i fort . Mos e falni

    Përgjigju
  • Ttt: 03/01/2025 21:39

    Eshte nipi ndonje polici ky qe thoni shkak lageshtira,o plehra,po te ecesh me 130 ne nje rruge me 30 normal do vrasesh rob.

    Përgjigju
  • Fajk: 03/01/2025 20:07

    BILANC LUFTE !!! PU PU PU PU PU PU PU PU PU çfarè po bèhet késhtu !!! O ZOT NDIHMO SHQIPTARÈT nga tè PAUDHÈT që VRASIN NJERÈZ edhe me MAKINA !!!

    Përgjigju
  • Mjaft mo: 03/01/2025 19:38

    Ka vrarë dy veta, pa shkaku, që ishin në punën e tyre. Shoferin nxirreni nga spitali dhe vriteni. Vetem kështu vene mend idiotet.

    Përgjigju
  • poli: 03/01/2025 18:31

    a jeni ne vete,,cdo dite aksidente....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Tentoi të kalonte ilegalisht shokun e tij duke e fshehur në bagazhin e makinës, arrestohet shoferi në Qafë-Thanë! Vihet në hetim 20-vjeçari

Korçë/ Tentoi të kalonte ilegalisht shokun e tij duke e fshehur në bagazhin e makinës, arrestohet shoferi në Qafë-Thanë! Vihet në hetim 20-vjeçari