SHKODËR - Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme pranë fshatit Mjedë, në aksin Vau i Dejës-Kryebushat.
Sipas raportimeve të gazetarit, Ergys Kavaja dy këmbësorë kanë humbur jetën, pasi janë përplasur nga një mjet. Dy viktimat konfirmohen si Ndue dhe Ndrekë Prenga, xhaxha e nip. Viktimat janë të moshës 63 dhe 43 vjeç.
Siç bën me dije policia, Gledis Bujari, që po drejtonte një 'Mercedez Benz' humbi kontrollin e automjetit pranë fshatit Mjedë duke aksidentuar për vdekje dy këmbësorët. Njëri prej tyre humbi jetën në vendngjarje dhe tjetri vdiq gjatë transportimit për në spital.
Mësohet se automjeti ka rëshqitur në rrugë për shkak të lagështirës dhe drejtuesi ka humbur kontrollin duke shkaktuar dhe aksidentin fatal. Ky aks është mjaft i frekuentuar nga automjetet, teksa është lidhëse dhe me akse të tjera nacionale si ajo Shkodër-Lezhë.
Dy viktimat Ndue dhe Ndrekë Prenga ishin banorë të zonës dhe në atë moment kanë qenë dukë shkuar për në banesat e tyre.
'Rreth orës 17:00, në fshatin Mjedë, shtetasi G.B, duke drejtuar automjetin tip "Mercedes Benz", ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalur nga rruga, duke ka përplasur dy këmbësorët, shtetasin N. P., 63 vjeç, i cili si pasojë e përplasjes ka humbur jetën në vendngjarje dhe shtetasin N. P., 43 vjeç., i cili ka humbur jetën gjatë transportimit për në Spital.
Nga përplasja është dëmtuar dhe drejtuesi i automjetit, shtetasi G. B., i cili ndodhet në Spital, për ndihmë mjeksore, i shoqëruar nga efektivë të Policisë, pasi pas marrjes së ndihmës mjeksore do shoqërohet në Komisariat për veprime të mëtejshme.', njofton policia.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po bën hetimet mbi aksidentin e rëndë.
Lajmi ne perditesim...
G.K/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
69.9%
-
Jo
26.7%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 1557
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Shkodër/ Lagjja historike e Zdrales do kthehet në pedonale! Rama me Benet Becin inspektojnë punimet
10 Janar, 14:52
-
Shkodër/ Rama viziton Poliklinikën e Specialiteteve, do ofrojë 22 shërbime! Risi në specialitete si kirurgjia, ortopedia apo infektivi
10 Janar, 13:44
-
Vrasja e Ramazan Matajt, Gjykata e Shkodrës jep 'arrest në burg' për Arjon dhe Klisman Hasaj! Vëllezërit mbyllin gojën në gjykatë! Mungojnë familjarët
10 Janar, 11:08
-
Vijon puna në kantierin e rrugës Shirokë–Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimin e turizmit në zonë
10 Janar, 09:10
-
21-Vjetori i tragjedisë së 9 Janarit, familjarët kërkojnë Drejtësi: Krim shtetëror, ta hetojë SPAK
9 Janar, 16:50
-
'Klasikja' me Tiranën dhe merkato e bllokuar, Thomas Brdaric mesazh klubit: Afrimet i mirëpres, në derbi s'vlen renditja
9 Janar, 10:53
-
Imzot Giovani Peragine merr drejtimin e dioqezës së Shkodrës
8 Janar, 17:58
-
Malësi e Madhe/ Ishte shpallur në kërkim për kultivimin e 480 bimëve kanabis, vihet në pranga 41-vjeçari
8 Janar, 15:14
-
Vrasja e Ramazan Matajt në Shkodër, njëri nga vëllezërit pranon krimin: Unë e bëra, kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i ka prishur dy martesa
8 Janar, 13:02
-
Shkodër/ Qarkullonte me kallashnikov me vete, arrestohet 56-vjeçari në fshatin Vrakë (EMRI+VIDEO)
8 Janar, 08:58
-
Zbardhet krimi në Shkodër! I riu u vra nga bashkëfshatari prej 'dashurisë së ndaluar' me të motrën (E futi në kurth me një profil si vajzë)
7 Janar, 09:29
-
Murtaja afrikane, kontrolle në katër rrugë kombëtare në Shkodër dhe Lezhë, Shërbimi Veterinar bllokon 7 mjete me 43 derra! Inspektim dhe në fermat e origjinës
6 Janar, 16:24
Ky ecen gjithmon shpejt ben si i fort . Mos e falni
PërgjigjuEshte nipi ndonje polici ky qe thoni shkak lageshtira,o plehra,po te ecesh me 130 ne nje rruge me 30 normal do vrasesh rob.
PërgjigjuBILANC LUFTE !!! PU PU PU PU PU PU PU PU PU çfarè po bèhet késhtu !!! O ZOT NDIHMO SHQIPTARÈT nga tè PAUDHÈT që VRASIN NJERÈZ edhe me MAKINA !!!
PërgjigjuKa vrarë dy veta, pa shkaku, që ishin në punën e tyre. Shoferin nxirreni nga spitali dhe vriteni. Vetem kështu vene mend idiotet.
Përgjigjua jeni ne vete,,cdo dite aksidente....
Përgjigju