Policia e Shkodrës ka ndaluar dy mashinistët e trenit të mallrave të linjës, Mjedë-Bajzë, i cili një ditë më parë aksidentoi për vdekje 74-vjeçarin, Nikë Hasanaj, banues në Shkodër. 

Në prangat e policisë kanë rënë Brahim Ruçi, 58 vjeç, banues në Shkodër (mashinist treni) si dhe Jul Brraka, 55 vjeç, banues në Shkodër (ndihmës mashinist). 

Ndalimi i tyre u bë më datë 18.10.2016 pasi duke drejtuar trenin e mallrave të linjës Mjedë – Bajzë, në lagjen "Tre Heronjtë" në vendin e quajtur "Ura e trenit e lumit Kir" në Shkodër, dyshohet se kanë aksidentuar për vdekje shtetasin Nikë Hasanaj, 74 vjeç, banues në Shkodër.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale "Shkelja e displinës së punës në transportin hekurudhor" parashikuar nga neni 292 i Kodit Penal.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com