Një 18-vjeçar, i cili ishte në kërkim policor si i dyshuar për vrasje, është arrestuar sot nga forcat e policisë së Shkodrës. Burime zyrtare bëjnë të ditur se personi i arrestuar me urdhër të Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Shkodër, eshte Alfred Rrasa, banues në fshatin Hot i Ri, komuna Rrethina Shkodër, i cili ka qënë i dënuar më parë për vjedhje.
Mësohet se ky shtetas është i dyshuar si autor i vrasjes së shtetasit A. Koçeku, ngjarje e ndodhur me datën 15. 05. 2014, në fshatin Hot i Ri. Arrestimi i tij u krye pas një operacioni të organizuar nga shërbimet e Drejtorisë se Policisë te Qarkut dhe Komisariatit i Policisë Shkodër në banesen e tij në fshatin Hot i Ri.
/Shqiptarja.com