Në vijim të operacioneve antikanabis policia e Shkodrës ka asgjësuar me anë të djegies 2695 bimë kanabis.

Bimët e mbjella në disa toka publike të këtij qarku arrinin deri në lartësinë 2 metra.

Droga e asgjësuar ishte kultivuar në Pukë dhe në Malësinë e Madhe. Në Pukë, në Njësinë Administrative Gjegjan u asgjësuan 2200 bimë narkotike.

Në Malësinë e Madhe, në fshatin Vorfe në Njësinë Administrative Gruemire u asgjësuan 495 bimë narkotike . 

Policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

kanabis shkoder

kanabis shkoder

kanabis shkoder

kanabis shkoder


Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com