Shkodër/ Babai i 3 fëmijëve i zhdukur prej 4 ditësh, kolegu: Vëllai i pronarit e mori për të ngarkuar rërë në zallishte, s'u kthye me të! Gruaja: Dyshojmë së mund të jetë mbytur (EMRI+FOTO)

Shkodër/ Babai i 3 fëmijëve i zhdukur prej 4 ditësh, kolegu: Vëllai i pronarit e mori për të ngarkuar rërë në zallishte, s'u kthye me të! Gruaja: Dyshojmë së mund të jetë mbytur (EMRI+FOTO)

Edison Oruqi

SHKODËR - Prej 4 ditësh, Edison Oruqi, babai i 3 femijeve, banues në lagjen “Kiras” në Shkodër, është zhdukur pa gjurmë.

 Ai ka qenë duke punuar në lumin e Shalës, kur ka humbur kontaktet me familjen. Zhdukja e tij është e mistershme per shkak se bashkëpunëtori i tij dhe familja thonë se Edisoni për herë të fundit e kanë parë duke punuar në një bujtinë

"Kemi qenë të premten në darkë. Ka qenë të Marian Molla. Bashkë me zotin Skënder kanë qenë për darkë sepse ka shkuar Mariani i ka marrë. Aty më ka marrë burri në telefon, kemi folur të tërë. Më ka thënë jemi mirë, kam ardhur të rri, jam për darkë. Kur kemi folur më tha do të të marr më vonë. Atë natë nuk mori më. Nesër në mënges në orën 7 me ka marrë në telefon. Val më tha au bëre merak që nuk të mora mbrëmë? Jo i thashë sepse e dija se ku je. Mirë më tha, se po filloj punë dhe do të të marr prap. Më ka marrë në orën 11. Val më tha jam duke punuar, kur të shkij në darkë të marr prap. Më vonë dola te familja ime dhe vjen policia thotë a keni folur me Edisonin. Ka ndodhur ditën e hënë në orën 11. Shkoj te policia dhe nuk më japin informacion",- është shprehur bashkëshortja e Edisonit, Vamira Oruqi.

"Si të gjallë si të vdekurunë kam të drejtë ta kërkoj kudo që të jetë",- thekson ajo.

"Ditën e shtunë unë kam folur më të në orën 11 dhe 7",- përsërit Valmira.

"Më kanë thënë që është mbytur në ujë. Nuk e di a është e saktë. Unë dua drejtësi deri në fund. Nëse shteti nuk vendos drejtësi, do ta marr unë. Ai është invalid, ka qenë ndihmës ka dalë për një kafshatë buk",-rrëfen bashkëshortja e Edisonit.

"Dyshohet se ai ka ra në ujë. Nga vendi ku ka qenë te ky Mariani për të Skënderi…e ka ulur në një zallisht ai Mariani dhe e ka lajmëriar Skënderin se ta lash (Edisonin) te zallishta. Ky kur ka ardhur nuk e ka gjetur aty. Mbrapa ka kontrolluar vetë dhe nuk e ka gjetur, ka lajmëruar policinë dhe policia ka ardhur të hënën",- deklaron xhahxhi i Edisonit, Xhevahir Oruqi.

Bashkëpunëtori i tij, Skënder Pepkolaj, thotë se Edisonin e ka marrë vellai i pronarit per të ngarkuar material për ndërtim dhe i ka thënë se do ta rikthejë të nesërmen. Pasi kanë kryer punën, ai i ka komunikuar se punëtorin e ka lënë në një ishull të vogel rëre

"Ditën e premte, vëllai i pronarit që na ka marrë për riparim bujtinash, na ka thirrur për darkë. Kemi shkuar të dy bashkë me Edisonin që është punëtori që punon me mua, ma ka caktuar pronari, dhe kemi shkuar te shtëpia e tij për darkë. Ditën e shtunë ka thënë do ta marr për të ngarkuar rërë, kurse ti vazhdo sat ë mundesh vetëm. Kam pritur në darkë ditën e shtunë, nuk ma ka sjellë. Ditën e dielë kam vazhduar prap punimet unë por personi nuk më ka ardhur. Për t’u lidhur me kënd në telefon nuk kishim valë dhe ngelanë prithe. Në orën 2 e 20 minuta më ka ardhur një mesazh në ëhatsapp nga zotëria (Marian Molla) dhe thotë e kam lënë Dumën, se kështu e thërrisnim me pseudonym, e kam lënë në zall. Shiko ta marrësh. Ai ka nisur mesazhin në oërën 1 kurse mesazhi më ka ardhur në 2 e 20. Kam dalë kam marrë një varkë përtej lumit te bujtinat e tjera. Bashkë më atë zotërinë kemi shkuar e skemi gjetur njeri. E kam njoftuar i kam thënë nuk ka njeri edhe ka ardhur dhe vetë personi aty (Marian Molla)",- tregon Paplekaj.

Ka qënë vetë Pepkolaj, i cili ka bërë denoncimin në polici per zhdukjen e Edisonit, i cili ishte ndihmësi i tij në punën në ndërtim.

Policia e Shkodrës, ka zhvilluar disa kontrolle në lumin e Shalës por ende pa asnjë rezultat

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë

Politikani gjerman i surprizon të gjithë, taktikë për të marrë votat e shqiptarëve: Kam vendosur të mësoj shqip! BILD: S'ka ndodhur kurrë më parë