Shkodër, Basha pranë selisë së
LSI: Këta janë parti dhe biznes

Lulzim Basha është ndalur mbrëmjen e kësaj të premte në qytetin e Shkodrës, ku ka zhvilluar një takim me të rinjtë e këtij qyteti.

Kreu demokrat ka përshkuar në këmbë rrugët e Shkodrës dhe në një moment përpara i ka dalë një zyrë e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Basha i tregoi kryebashkiakes së Shkodrës, Voltana Ademit se mbështetësit e kësaj partie në Kavajë pohonin se ishin edhe parti, por edhe biznes.

“Voltanë isha në Kavajë, kalova te një si kjo (drejton gishtin nga zyra e LSI-së), i pyeta ju jeni parti apo biznes? Të dyja më thane”- u shpreh Basha, ndërkohë që Ademi dhe të tjerët që ndodheshin pranë qeshën me batutën e tij.

Kjo nuk është hera e parë që Lulzim Basha e lidh LSI-në me biznesin. Edhe në qytete të tjera Basha e ka cilësuar LSI-në si “SH.P.K.” që do falimentojë në zgjedhjet e 25 qershorit, ndërsa ish-kryetarin e saj, Ilir Meta, e ka quajtur "Tregtar i Venedikut".  

Makthi i Bashës, Rama kryeministër dhe 4-vjet
Gjatë bashkëbisedimit me të rinjtë shkodranë, Basha deklaroi se makthi i tij është të shohë se çfarë mund të bëjë Edi Rama në krye të qeverisë edhe 4 vite të tjera.

Basha sugjeroi Ramën t’i linte shakatë dhe kunjat, ndërsa ironizoi mënyrën e veshjes së kryeministrit, në qytet dhe në plazhe.

“Lëri batutat dollitë shakatë kunjat, tutat dhe përgjigju për bilancin para qytetarëve. S’më ka marrë malli të të shoh as me tuta as me rroba banjoje. Makthi im është të të shoh edhe 4 vite se çfarë je ne gjendje të bësh” – deklaroi Basha.

Për Bashën, Rama e ka bërë Shqipërinë kampione të kultivimit të hashashit.

“Edi Rama na ka bërë kampion për hashashin. Me ato kanë mbushur xhepat një grup kriminelësh që i rrinë përqark.Rama ka diskriminuar shkodren e veriun. Diskriminimi krahinor, turpi i republikes se vjeter.” – u shpreh me ironi Basha. 

Basha-Ramës: S'dua të të shoh me tuta e rroba banjo
Lulzim Basha më tej është shprehur se Rama shkon nëpër takime dhe tregon vetëm barcaleta. Sipas Bashës, nuk i intereson se çfarë vesh kryeministri nëse vesh tuta apo se vesh rroba banjo, por i intereson fakti që të paraqitet para qytetarëve dhe të japë llogari.

Basha gjithashtu i sugjeroi Ramës t’i linte shakatë dhe kunjat, por të përgjigjej para qytetarëve për bilancin e tij qeverisës në katër vite. 

“Lëri batutat dollitë shakatë kunjat, tutat dhe përgjigju për bilancin para qytetarëve. S’më ka marrë malli të të shoh as me tuta as me rroba banjoje. Makthi im është të të shoh edhe 4 vite se çfarë je ne gjendje të bësh”.

Ndërsa Basha dhe një herë është shprehur se Rama na ka bërë kampion vetëm për një gjë, e cila është droga.

“E kam nisur në Vaun e Dejës, ku pata një takim ne rininë. Kudo ku kam takuar njerëz, ku i kam parë në sy, kam prekur dhe kam ndjekur frymën e fitores totale në 25 qershor. Shkodra i ka paraprirë me fitore, kështu ka ndodhur 27 vite të ndryshimit rrënjësor. Bashkë e kemi thënë se ndryshimi nga Shkodra do të zbres e do hapet në gjithë Shqipërinë.

Jam sot këtu i nderuar dhe mirënjohës për përkrahjen tuaj. Në këto 10 ditë kam qenë nga Saranda e në Tropojë dhe kam kuptuar që diçka po ndodh. Ky është zgjimi i qytetarëve që t’i japim fund republikës së politikanëve që kanë mbushur Shqipërinë me drogë. Pra fund i republikës së një grupi njerëzisht që i kanë shërbyer njerëzve të tyre, me Ilir Metën e Ramën. Edi Rama na ka bërë kampion për hashashin.

Me ato kanë mbushur xhepat një grup kriminelësh që i rrinë përqark.Rama ka diskriminuar shkodren e veriun. Diskriminimi krahinor, turpi i republikes se vjeter”
, tha Basha.


Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen