Shkodër, Bashkia ngre çadër
përballë aktivitetit të Ramës

Policia Bashkiake e qytetit të Shkodrës është përplasur mesditen e sotme me përfaqësues të Partisë Socialiste.
 
Shkak për këtë është bërë ngritja e një çadre nga Bashkia në kuadër të "Ditës së Familjes" shumë pranë podiumit do pritet të mbajë fjalën kryeministri Rama.
 
Përfaqësues të PS shprehen se ngritja e një çadre të tillë është një provokim nga Bashkia dhe nuk kanë lejuar ngritjen e saj.

Ky veprim nga ana e përfaqësuesve të PS është kundërshtuar nga punonjësit e Bashkisë ku ka sjellë dhe përplasje fizike mes tyre.

Për të qetësuar situatën është dashur ndërhyrja e policisë dhe më pas është lejuar ngritja e çadrës për zhvillimin e aktivitetit i cili është parashikuar të zgjasë deri në orën 20:00.

[gallery]22272[/gallery]



Ademi: Policia po na bllokon qellimisht aktivitetin 
Lidhur me këtë incident, ka reaguar dhe kryebashkiakja Voltana Ademi, ku i është drejtuar kryeministrit Rama të mos provokojë dhe se rruga do të jetë e lirë atë herë kur Rama ka kërkuar.
 
Sipas saj Policia ka ndërhyrë në mënyrë të paligjshme për të mos lejuar zhvillimin e aktivitetit.

"Policia kërkon të bllokojë në mënyrë të paligjshme aktivitetin sensibilizues me arsyetimin që do të zhvillohet një takim i PS", shprehet Voltana Ademi. 

Ajo shprehet se në kuadër të ditës së familjes Bashkia ka organizuar një sërë aktivitetesh të cilat do të zgjasin deri në orën 20:00 të mbrëmjes që nuk kanë lidhje me aktivitetin e kreut të qeverisë.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen