Pavarësisht protestave te banorëve të Xhabijeve, Bashkia Shkodër ka nisur projektin e saj, ku hapi i parë ka qenë prishja e pjesës më të madhe të lulishteve.
 
Banoret sërish kanë hedhur akuza drejt kryebashkiakes e cila sipas tyre po vepron në kundërshtim me ligjin.
 
Në të njëjtën linjë ka qenë edhe Mirsad Basha përfaqësues i shoqërisë civile, i cili tha se Bashkia Shkodër ka shkelur ligjin, duke mos e kaluar këtë projekt në Këshillin Bashkiak
 
Përveç inspektorëve, punimet janë shoqëruar edhe me punonjësit e policisë bashkiake me qëllim ndërhyrjen në rast të irritimit të banorëve.
 
Kërkesës së banorëve për të pasur një përfaqësues të bashkisë i cili mund tu jepte sqarime mbi këto prishje, bashkia i është përgjigjur me heshtje.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)