Shkodër,çahet argjinatura e lumit
Kir, protestojnë banorët në rrezik 

Shkodër,çahet argjinatura e lumit<br />Kir, protestojnë banorët në rrezik 
SHKODER - Banorët e fshatit Bardhaj në komunën Rrethina në Shkodër janë ngritur në një protestë para Prefekturës, pasi carja e argjinaturës së lumit Kir rrezikon seriozisht 80 shtëpi banimi.

Pas paraqitjes së ankesave të tyre, prefektja e qarkut të Shkodrës, Voltana Ademi ka dërguar shefin e emergjencave civile Pëllumb Dani për verifikimin e situatës dhe marrjen e masave paraprake.

Në foto duket qartë se situata paraqitet alarmante për shkak të vërshimit të lumit, fare pranë banesave.

Gjatë ditëve të fundit në këtë fshat janë gërryer afro 10 hektarë tokë ndërsa banorët e kësaj zone shprehen të shqetësuar pasi nëse do të ketë vijim të reshjeve, banesat e tyre do përpihen nga vërshimi i lumit Kir.

Ato i bëjnë apel institucioneve vendore, që të ndërhyjnë sa më shpejtë për të parandaluar ndonjë tragjedi të mundshme.
Shtrati i lumi Kir i influencuar nga ndërhyrjet e bëra pa kriter ka pësuar devijime dhe bashkë me të edhe argjinatura.

Prej kohësh specialistët kane dhënë alarmin për rehabilitimin e argjinaturës së lumit Kir, pasi në të kundërt, një carje e saj do të sillte pasoja të paparashikueshme.


LUMI KIR SHKODER ME LOGO LUMI KIR SHKODER ME LOGO


(Pamje nga lumi Kir në Shkodër)

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?



×

Lajmi i fundit

Putin zotohet për mandatin e tij të pestë: Ne nuk refuzojmë dialogun me vendet perëndimore

Putin zotohet për mandatin e tij të pestë: Ne nuk refuzojmë dialogun me vendet perëndimore