Këto të fundit kanë hedhur poshtë deklaraten e bashkisë, sipas tyre fondet për vendosjen e kamerave jane kontribute të komunitetit të prindërve dhe jo institucionit lokal të bashkisë Shkodër. Drejtuesja e shkollës 9-vjeçare “Branko Kadija”, Surrila Mlloja, I ka kërkuar bashkisë Shkodër ta përgënjeshtrojë këtë deklaratë të pavertetë.
“Me autoritetin dhe përgjegjësinë që më jep detyra që kam si drejtore e këtij institucioni. Kam kurajën që të deklarojë me përgjegjësi të plotë se bashkia nuk ka mundësuar vendosjen e kamerave të sigurisë në shkollë” tha ajo.
Të njëjtin qendrim ka mbajtur edhe drejtoresha e gjimnazit “Jordan Misja” Ardiana Ndreu, e cila tha se kamerat e sigurisë janë vendosur falë projektit të ministrisë së arsimit rreth 1 vit e gjysëm më parë dhe fondeve të komunitetit të prindërve.
“Nuk është e vërtetë se bashkia e Shkodrëes ka vendos kamera në gjimnazin “Jordan Misja”. Këtu ne i kemi vendos para dy vitesh me një vendim nga bordi i shkollës”-tha drejtoresha Ndreu.
Drejtorja e shkollës së mesme “28 Nentori” Albana Bushati, deklaroi se ky institucion arsimor është shkolla e parë në Shkodër që vendosi kamerat e sigurisë me vendim të bordit të prindërve dhe financimit të tyre më pas siguroi edhe projektin e ministrisë së Arsimit.
“Ne jemi shkolla e parë në Shkodër, që me vendim të bordit të prindërve kemi vendosur 8 kamera në gjimnazin “28 Nëntori”-u shpreh Bushati.
Me herët drejtoria e Policisë së qarkut të Shkodrës me anë të një njoftimi bëri të ditur se Bashkia Shkodër rrezikon gjoba për mungesën e kamerave të sigurisë në shkollat e mesme dhe 9- vjeçare.
Redaksia Online
N.M/Shqiptarja.com

VIDEO










