SHKODER- Një 70-vjeçar ka humbur jetën në rrethin e Shkodrës pasi është përplasur nga një automjet. Aksidenti i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së sotme rreth orës 19:30, në vendin e quajtur Stom Golem, kur automjeti tip “Benz” me targa AA 636 AG që drejtohej nga 25-vjeçari Genci Docaj ka aksidentuar për vdekje shtetasin, Ndok Rripa.
70-vjeçari, banues në Shkodër, i cili po ecte në këmbë në anë të rrugës. Edhe pse kalimtarët e rastit kanë ndërhyrë kanë menjëherë për t’i ardhur në ndihmë të moshuarit përpjekja e tyre ka qenë e kotë, pasi i moshuari nuk i ka rezistuar dëmtimeve në pjesën e kokës.
Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë rrugore, si dhe grupi hetimor i cili ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Sipas policisë i moshuari ka qenë duke ecur në rrugë, ndërsa është përplasur nga automjeti që drejtohej nga 25-vjeçari, i cili nuk e ka dalluar të moshuarin i cili në ato momente ka qenë duke shkuar në banesë.
Përplasja ka qenë e fortë ndërsa i moshuari ka marrë plagë në pjesën e kokës.
E ndërkohë forcat e policisë kanë bërë edhe shoqërimin e drejtuesit të mjetit 25-vjeçarit Genci Docaj, deri në sqarimin e plotë të ngjarjes.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com