Shkoder, emërohen 4 nënkryetarët e Bashkisë

Bashkia Shkodër ka nisur që të marrë formë përsa i përket strukturimit të saj të ri. Një pjesë e trupës së bashkisë është vendosur se si do të funksionojë. E ndodhur mes një dyshimi për të qenë me nënkryetar apo departamente, fillimisht është zgjedhur që të jenë 4 nënkryetar. Kjo nuk do të të thotë se përjashtohet krijimi i departamenteve që do zëvendësonte drejtoritë që kanë qenë deri tani. I pari që u emërua duke nisur menjëherë punën është Arben Gjuraj. Ish-kryetari i komunës Dajç është ndër personat më të afërt të kryebashkiakes Voltana Ademi.

Pak ditë më parë u bë i ditur edhe emri i dytë, bëhet fjalë për Dritan Metën, i cili po ashtu do ketë rolin e nënkryetarit të bashkisë Shkodër. Këto të dy nuk janë të vetmit sepse tashmë janë emëruar edhe dy nënkryetar të tjerë. E para është Emilia Koliqi. Deri më tani ka mbajtur postin e shefes së financës në ndërmarrjen e ujësjellës kanalizime sh.a dhe nga aty merr këtë pozicion në bashki duke u ndërruar në një farë mënyrë me Ahmet Omin i cili nga nënkryetar i bashkisë tashmë do jetë një prej zyrtarëve tek ujësjellësi.

Emri i katët që do ketë rolin e nënkryetarit bashkë me tre të lartpërmendurit është Fatbardh Shegji. Ky i fundit nuk është pjesë e PD, ndryshe nga tre të parët por merr atë post si përfaqësues i partisë republikane në Shkodër. Emri i tij është përfolur prej kohësh si më i mundshmi ndër 3 kandidaturat që ka dorëzuar partia republikane e Shkodrës në bashki. Në mbledhjen e fundit, republikanët abstenuan votimin për paketën fiskale duke nga rreshti prej PD-së, aleatit tradicional në këto 25 vite. Revolta e tyre erdhi pikërisht për mosrepsektimin e marrëveshjes që PR ka me PD për përfaqësimin në administratë dhe punësimet.

Kreu i PR Namik Kamberi deklaroi se derisa të respektohet marrëveshja nga kryebashkiakja Ademi dhe vetë PD vota e tyre do jetë abstenim në këshillin bashkiak të Shkodrës. Tashmë me emërimin e Fatbardh Shegjit si përfaqësues i PR dhe ndonjë emër tjetër që mund t’i jepet ndonjë pozicion mund të marrë fund revolta e republikanëve ndaj demokratëve.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Shkodër/ Në kërkim për armëmbajtje pa leje, arrestohet 28-vjeçari! Në pranga edhe një 24- vjeçar, theu masën e arrestit të shtëpisë