Shkodër/ Garantimi i një sezoni turistik të sigurt! Procedohen penalisht 10 persona

Shkodër/ Garantimi i një sezoni turistik të sigurt! Procedohen penalisht 10 persona

Foto ilustruese

Shkodër- 10 persona janë proceduar penalisht pasi ushtronin aktivitete të ndryshme në zona shumë të frekuentuara gjatë sezonit veror në kundërshtim me ligjin.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i kontrolleve të shtuara nga shërbimet e DVP Shkodër, për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, me qëllim garantimin e një sezoni turistik të sigurtë, janë evidentuar raste të aktivitete të ndryshme që kryheshin në kundërshtim me ligjin. Për këto raste, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko dhe Financiare, kanë referuar materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit:

N. K., 43 vjeç, L. M., 39 vjeç, S. M., 28 vjeç, K. M., 43 vjeç, P. N., 43 vjeç, M. K., 67 vjeç, J. Gj., 27 vjeç, dhe K. N., 54 vjeç, pasi u konstatuan duke transportuar me mjete lundruese, nga diga e Komanit drejt lumit të Shalës, vizitorë dhe turistë, pa plotësuar kushtet e nevojshme për sigurinë e tyre, dhe pa u pajisur me dokumentacionin përkatës për ushtrimin e këtij aktiviteti;

R. C., 69 vjeç dhe N. Sh., 63 vjeçe, të dy banues në Velipojë, pasi ushtronin aktivitetin në subjektet (hotelet) e tyre, në Velipojë, pa u pajisur me dokumentacionin përkatës dhe pa u regjistruar në organet tatimore.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

‘TIMS’/ Kuvendi miraton me 76 vota pro raportin e PS! Salianji: Gjetjet tona i çojmë në SPAK, kush i bën emërimet e paligjshme?

‘TIMS’/ Kuvendi miraton me 76 vota pro raportin e PS! Salianji: Gjetjet tona i çojmë në SPAK, kush i bën emërimet e paligjshme?