SHKODER- Katër persona nga Shkodra janë shpallur në kërkim pasi kanë goditur me mjete të forta pronarin e një lokali. Ngjarja ndodhur mbrëmjen e djeshme në vendin e quajtur “Truma e Dugajve të Reja” në lagjen “Vasil Shanto” të qytetit të Shkodrës.
Sipas policisë së Shkodrës për shtetasit Viktor M, 27 vjeç; Vincens M, 34 vjeç; Leonard M, 18 vjeç; dhe M. M., 16 vjeç; të katërt banues në Velipojë, ka nisur procedimi penal dhe janë shpallur në kërkim pasi kanë sulmuar dhe goditur me mjete të forta pronarin e një lokali, për motive të dobëta.
Ndërsa në momentin e largimit, këta shtetas kanë qëlluar me armë zjarri në ajër.
Policia e Shkodrës bën me dijë se po punohet intensivisht për kapjen e këtyre personave, ndërsa materialet kaluan në Prokurori, për procedime të mëtejshme penale, në bazë të nenit 278, 274 dhe 25 të Kodit Penal.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com