Ne komunen e Bushatit të rrethit te Shkodres eshte hapur sot Shkolla Verore, e cila për katër dite radhazi do te jete në dispozicion të nxënësve të shkollave 9-vjeçare që përmban territori i kësaj komune.
Sipas organizatorëve, në ambjentet e shkollës së mesme profesionale "Ndre Mjeda", ku është ngritur aktiviteti i shkollës, do të ketë një program të larmishëm, në fokus të të cilit janë çështjet e kultures dhe të letërsisë.
Nxënesit e shkollave 9-vjeçare do të garojnë edhe me anë të një konkursi për të përcaktuar edhe më të mirët e kësaj shkolle. Nisur edhe nga emri "Ndre Mjeda" që mban shkolla, gjatë dites së parë i ftuar ka qënë drejtori i qëndres muzeore "Ndre Mjeda", Dom Nik Ukgjini, i cili para nxënesve ka folur rreth rëndësisë së vepres së Mjedes. Ndër të tjera, Ukgjimi i kujtoi pjesëmarrësve në këtë shkollë se për të madhin Mjeda, fatmirësisht kemi materiale të bollshme historike, pasi për të ka menduar studiuesi i pasionuar, Mentor Quku, i cili edhe tashme qe nuk jeton, ka lënë pas plot 11 vëllime mbi jeten dhe aktivitetin e poetit Ndre Mjeda.Ndërsa për Marinela Deden, juriste e kumunës Bushat, aktitiviteti që do të vijojë për katër dite me radhë, ka të bëjë me zbatimin e projektit për arsim dhe punësim në programin e qëndrueshëm të Këshillit të Qarkut. Ai është në vazhden e aktiviteteve të tjera të mëparshme që njësia vendore e komunës Bushat ka përcjellë në shërbim të komunitetit. /ATSH/
/Shqiptarja.com