20 familje në Shkodër kanë bllokuar për më shumë se 30 minuta rrugën që lidh Stacionin e Trenit me Unazën Lindore të qytetit në shenjë proteste kundër një vendimi gjykate që i nxjerr ata nga banesat e tyre. Është dashur ndërhyrja e policisë që të rikthehej normaliteti.
 
Banorët kundërshtojnë vendimin e gjykatës për të dalë nga banesat në të cilat jetojnë prej 25 vitesh. Ata thonë se vendimi është marrë pa dijeninë e tyre, ndërsa prona u është dhënë padrejtësisht 2-3 personave.
 
Banorët e kësaj zone kanë paralajmëruar se nuk do dalin në asnjë mënyrë nga banesat. Ky nuk është rasti i parë kur banorët e ardhur në Shkodër pas viteve 90 janë nxjerrë nga ish-ndertesat shtetërore, pasi gjykatat jua kanë kaluar në pronësi pronarëve të tokave.

[gallery]19369[/gallery]


Redaksia Online
XH.K/dy.b/shqiptarja.com