Kandidatja e Partisë Socialiste dhe aleatëve të saj në bashkinë e Shkodrës, Keti Bazhdari, organizoi sot me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës eventin "Një pemë, një emër".
Në kuadër të ëtij eventi të organizuar me CATI YOUTH - Për Shkodren në bashkëpunim me Organizatën e Mbrojtjes së Shpendëve dhe Gjitarëve, u mbollën 300 rrënjë pisha në Tarabosh.
Mes të tjerëve edhe kandidatja Bazhdari mbolli pishën me emrin e saj dhe u prononcua që toka kërkon vëmendje të madhe. "Ne vijmë nga toka dhe do kthehemi në tokë. Sot më shumë se kurrë në Shqipëri toka vuan problemet e erozionit, ardhur si pasojë e shkatërrimit të vazhdueshëm të pyjeve e në mënyrë të veçante Shkodra që është terren i pjerrët dhe kërkon vëmëndje të jashtëzakonshme në riparimin e dëmeve. Ne s'do e përdorim këtë fushatë për propagandë por për ndërgjegjësim dhe edukim. Ne duam që sëbashku të projektojmë të ardhmen e Shkodrës", tha Bazhdari.
Fier- Subashi vijon takimet me banorët në Komunën Libofshë
Kandidati i Partisë Socialiste dhe aleatëve të saj, në bashkinë e Fierit, Armando Subashi, ka vijuar takimet me strukturat e Partisës Socialiste në fshatin Rreth-Libofshë, të Komunës Libofshë, ku u diskutua me këto struktura për fushatën elektorale për zgjedhjet e 21 qershorit.
Ndërsa ndalesë tjetër e kandiatit të PS, Subashi ka qenë fshati Daullas në Komunën e Libofshës. Ky takim u zhvillua në vazhdimësinë e takimeve që po realizohen me strukturat e Partisë Socialiste, për t'u konsultuar dhe diskutuar për fushatën elektorale që pritet të fillojë së shpejti dhe për programin qeverisës për Bashkinë e Fierit. /atsh/
/Shqiptarja.com