Forcat e policisë së Shkodrës arrestuan sot dy te rinj me lende narkotike. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë se Qarkut benë të ditur për ATSH-në se 21 vjeçari, Paulin Nicaj, banues në fshatin Hot, komuna Kastrat, Malësi e Madhe, u arrestua, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar nga shërbimet e policisë në banesën e tij, është gjetur një qese plastike me bimë të thatë e dyshuar si canabis sativa, 85 gram, qe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Ndërsa i arrestuari tjetër është 23 vjeçari, Ardijan Luboja, banues në Zvicër, i cili gjatë procedurave të daljes nga PKK Muriqan Shkodër në drejtim shtetit fqinj të Malit të Zi, gjate kontrollit e ushtruar nga punonjësit e policisë në mjetin tip Benz, me të cilin po udhëtonte, në çantën e tij u gjet lëndë narkotike canabis sativa. /ATSH/
/Shqiptarja.com












