Pesë persona janë arrestuar në Shkodër, pasi kanë kërcënuar me armë një turiste të huaj. Në prangat e Policisë kanë rënë Ersid Hasaj, 25 vjeç, Shpëtim Buraniqi, 22 vjeç, Bashkim Buraniqi, 24 vjeç, Armen Lisaj, 25 vjeç si dhe Shuajp Molla, 58 vjeç, banues në Dobraç, Shkodër.
Këta persona, dy ditë më parë kanë kanosur me armë zjarri turisten gjermane, A.T, 23 vjeçe.
Menjëherë Policia ka ngritur një grup hetimor dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe operative u identifikua mjeti me 5 personat e dyshuar të cilët u arrestuan në flagrancë.
Këta persona, dyshohet se nën efektin e alkoolit, në bashkëpunim me njëri - tjetrin kanë kanosur me armë zjarri shtetasen A.T.
Ersid Hasaj akuzohet për veprën penale "Kanosje" dhe "Armëmbajtje pa leje " parashikuar nga nenet 84 dhe 278 të Kodit Penal.
Ndërsa për veprat penale "Kanosja" dhe "Moskallëzim krimi" parashikuar nga nenet 84 dhe 300 të Kodit Penal, akuzohen shtetasit e tjerë Shpëtim Buraniqi, Bashkim Buraniqi, Armen Lisaj dhe Shuajp Molla.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com