SHKODËR- Të gjitha institucionet në nivel kombëtar dhe lokal duhet të bashkëpunojnë për identifikimin dhe mbrojtjen e fëmijëve në situatë rruge, ka qënë kjo deklarata e ministritë të Mirëqënies Sociale dhe Rinise Blendi Klosi gjatë takimit institucional në bashkinë e Shkodrës për zbatimin institucional për zbatimin e planit të veprimit për fëmijët në situatë rrugë.

Nga ana tjetër kryebashkiakja Voltana Ademi ka shprehur gatishmërinë për ti kushtuar vemendjen e nevojshme këtij problemi në mënyrë që të marrë zgjidhje.

Nga studimet e realizuara në qarkun e Shkodres janë rreth 300 fëmijë të evidentuar në situatë rrugë ndërsa ndodhen jashtë përkujdesjes shtetrore.Ministri i Mireqenjes Sociale dhe Rinise Blendi Klosi ka zhvilluar nje sere takimesh ne Shkoder ku fillimisht eshte ndalur prane biznesit fason.

Gjate ketij takimi pervecse i dha mbeshtetje ketij biznesi i beri thirrje qytetareve qe ti drejtohen biznesit fason per punesim dhe jo te largohen per azil ne Europe.Me pas Klosi ka marre pjese nën nëshkrimin e marrëveshjes më mes OSHEE- së dhe shkolles profesionale “Arben Broci” për nxenesit që mësojnë në  profilin elektrike te realizojne praktikat e tyre prane OSHEE – së.


klosi
klosi

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)