SHKODER- Qarku i Shkodrës, i njohur si bastion i së djathtës, dhe mbështetëse e fortë e kryetares së parlamentit Jozefina Topalli me zgjedhjet e të dielës i ka dhënë të majtës 6 mandate. Në këtë qark numërimi përfundoi në orën 01:00 të mëngjesit të 26 qershorit dhe pas rënies së Kavajës apo Shijakut, kalimi në të majtë i Shkodrës është dështim personal i Topallit dhe Berishës.
Aleanca e majtë ka marrë 6 mandate kundrejt 4 mandateve që ka fituar në vitin 2009 ndërsa Aleanca e djathtë ka një zbritje të mandateve 5 nga 7 që kishte në vitin 2009.
E djathta ka marrë pesë mandate, ku kryeson ish-kryetarja e Kuvendit të fundit, Jozefina Topalli, ndërkohë që një vend deputeti në këtë koalicion nuk e zuri dot kandidati i Partisë aleate të djathtë, asaj Republikane, Gaspër Kokaj.
Situata e krijuar në qarkun verior duket se hap shumë telashe për numrin dy të Partisë Demokratike, Jozefina Topalli. Ajo nuk ka lëshuar as prononcimin më të vogël, ashtu si edhe krerë të tjerë të kësaj force politike në Shkodër, të cilët kanë qenë tepër aktivë gjatë fushatës elektorale. Sipas burimeve nga PD, ndaj saj kanë nisur kritikat prej kolegëve të saj në Kryesinë e partisë, siç ishte e lehtë të parashikohej. Në procesin e numërimit nuk pati asnjë incident.
Qarku Shkodër 11 mandate
PS 4 mandate
Mimoza Hafizi
Tom Doshi
Paulin Sterkaj
Naim Kopliku
PDKSH 1 mandat
Mark Frroku
LSI 1 mandat
Agron Çela
PD 5 mandate
Jozefina Topalli
Helidon Bushati
Voltana Ademi
Nard Ndok
Gjovalin Bzhetaj.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com