Në diten kur kryeministri Edi Rama ka premtuar rritje të pagave të mësuesve, dhjetra mësues kanë protestuar përpara Drejtorise Arsimore në Shkodër.
Kjo për shkak të një vendimi të Ministrise së Arsimit dhe Sportit që parashikon se mësuesit të paguhen me orë jo me pagë bazë.
“Ne do ti kërkojmë Ministrisë së Arsimit që të vënë në vend dinjitetin e mësuesve. Të paguhen siç e parashikon ligji” tha përfaqësuesi i sindikatës.
Një mësues tha se, “Të rikthehen të gjitha lekët që na janë ndaluar sepse se anë djersa e puna jonë. Nuk kemi faj ne që në sistem janë futur më shumë mësues të paplanifikuar”.
Mësuesit e quajnë fyes vendimin për tu paguar në bazë të orëve mësimore, prandaj kanë kërkauar tërheqjen e këtij vendimi nga ana e Ministrise se Arsimit.
Ndërsa një tjetër u shpreh, ‘Nuk jeni për mëshirë. Na dilni për zot për dinjitet sepse na kanë hedhur përtokë. Vandalizëm po bëhet.’ Tha ai.
Një tjetër u shpreh se, “Më kanë ndaluar shpërblimin. Kam tre vite që nuk kam marrë as indeksimin. Tani po flitet për rritje pagash ndërkohë që ne na i kanë ndaluar totalisht aty”
Që nga ky fillim muaji Ministria e Arsimit ka nisur pagesën e mësuesve në bazë të ngarkesës mësimore, pra me orë.
DAR nuk ka pritur arsimtarët për tu dhënë një përgjigje, ndërsa këta të fundit kanë lajmëruar lëvizje sindikale të përshkallëzuara.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO