Shkodër/ Miratohet buxheti 29 milionë euro për 2025! Opozita bën ‘mosbindje civile’

Mes debateve, Këshilli Bashkiak i Shkodrës ka miratuar buxhetin për vitin 2025. Ka qënë kryebashkiaku Benet Beci, i cili  prezantoi para këshilltarëve dhe shkodranëve, vizionin për Shkodrën kryeqendër të rajonit, me investime konkrete, te prekshme çdo dite nga qytetarët, të cilat kapin shifrën e 45 milionë eurove.

“Në pikat kryesore do të jetë ‘Shkodra kryeqendër rajonale’, ‘Projekti i Transformimit të Shkodrës’ dhe ‘Bashkia në Punë’ që janë 3 akset kryesore të diskutuara.

Aktualisht me një mbështetje të fortë nga  Qeveria Shqiptare por dhe donatorët ndërkombëtarë , janë në proces rreth 45 milion Euro investime në territorin e bashkise sonë në rrugë, shërbime publike, parqe, kanalizime, kanale kulluese e vaditëse, trotuare e rrugë bicikletash, shkollash, terrenesh sportive, muzeve e godinave kulturore, rikualfikimit të lagjeve e termoizolimit të pallatave, tregjeve, parkimeve e ndricimit publik.”,-tha Beci.

Por pas fjalës së kryebashkiakut, opozita zgjodhi të bllokoi foltoren dhe procedurën standarte të mbledhjes së këshillit bashkiak, çka solli edhe 5 minuta pushim të mbledhjes. Megjithatë pavarësisht pushimit edhe me rifillimin e mbledhjes situata ka qënë e njëjtë. Mes kaosit, kryetari i  këshillit bashkiak hodhi në votim buxhetin e vitit 2025-s që ka vlerën e 29 milionë eurove në total, i cili u miratua.

Mirënjohës çdo këshilltari që ka zgjedhur t’i shërbejë Shkodrës me votën pro buxhetit të vitit 2025-së. Do të na lejojë të shumëfishojmë kantieret e punëve gjatë vitit tjetër.   Ndjej keqardhje për skenat e pazakonta të disa prej këshilltarve  të opozitës të cilët pamundësuan mbajtjen e nje debati normal e demokratik rreth dokumentit më të rëndësishëm të bashkisë , buxhetit. Jam besim plotë se për të mirën e Shkodrës do të mundemi të rigjejmë forcën për bashkëpunim përtej retorikave e ndasive politike., tha Beci.

Kjo është hera e parë që opozita në Shkodër ndërmerr një veprim të tillë duke përdorur të njëjtën skemë si në parlamentin shqiptar, megjithatë ky dokument ka marrë formën e miratimit me 30 vota pro nga këshilltarët e mazhorancës.

K.M/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë