Një aksident ka ndodhur në aksin Shkodër- Hani I Hotit ndërsa një person është në gjendje të rëndë. Motoçikleta që drejtohej nga 55- vjeçari Zef Fusha është përplasur me një furgon tip Iveko me targë AA 375 KR me drejtues shtetasin Elidon Hysa në autostradën Shkodër- Hani i Hotit në vendin e quajtur Shtoj i Ri.
Për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë 55 vjeçari Fusha që ka qenë duke drejtuar motoçikletën. Ka qenë drejtuesi i furgonit dhe kalimtarë të rastit ato të cilët i kanë ardhur në ndihmë 55- vjeçarit, ndërsa e kanë transportuar në spitalin rajonal ku edhe ndodhet në gjendje të rëndë.
Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur edhe efektivët e policisë rrugore si dhe grupi hetimor. Nga kqyrja e vendit të ngjarjes mësohet se shkak i këtij aksidenti ka qenë mosrespektimi i rregullave të qarkullimit rrugor nga dy drejtuesit e mjeteve.
E për pasojë ka sjellë edhe përplasjen e tyre. Sipas grupit hetimor drejtuesi i mjetit tip furgon iveko ka qenë duke udhëtuar në drejtim të Malësisë së Madhe dhe pasi ka tentuar të manovroj automjetin është përplasur me motorcikleten e cila po lëvizte në sens të kundërt.
Efektivët e policisë kanë bërë shoqërimin për në komisariat të drejtuesit të automjetit deri në sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com