Shkodra ka përcjellë me dhimbje për në banesën e fundit intelektualin, ish- deputetin e Partisë Demokratike Gilman Bakalli.
Qindra miq, kolegë dhe qytetarë kanë përcjellë ngushëllimet e tyre në homazhet që u zhvilluan në hollin e Bashkisë Shkodër.
“Edhe si person edhe si institucion i prefekturës kam ardhur të nderoj emrin dhe kontributin që ka dhënë në Shkodër i ndjeri Gilman Bakalli”, tha Paulin Radovani, perfekt i Qarkut Shkodër.
Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi e pranishme në homazhet për nder të Bakallit tha: “Sot është ndarë nga jeta një shok i mirë, një mik, një qytetar, një njeri i lirë një shkodran i vërtetë, jo vetëm për karrierën e tij sidomos në fushën e mësimdhënies e atë të komunikimit.”
“Gilmani u formua në Shqipëri dhe jashtë nga ana akademike dhe përçoi vlerat më të mira të qytetit të Shkodrës”, është shprehur deputeti i Partisë Demokratike, Helidon Bushati.
Politikanë të shumtë, kolegë dhe studentë të profesorit ishin përkrah familjarëve për të ndarë me ta dhimbjen e humbjes së intelektualit Gilman Bakalli i cili ndërroi jetë në moshën 49-vjeçare.
Humanisti Bakalli u përcoll për në banesën e fundit duke lënë pas një karrierë të pasur kryesisht publicistike, të mendimit të lirë, mendim të cilin Gilmani e tha deri në ditët e fundit të jetës.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO