Policia e Shkodres ka bërë të mundur arrestimin e 22-vjeçarit Vinçens G. Gjergji, i cili ka përplasur një 63-vjeçare, që ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e qytetit.
Burime nga Policia e qytetit veriperëndimor bëjnë të ditur se 22-vjeçari, i lindur në fshatin Sheldi, Komuna Gur i Zi, ka qenë duke udhëtuar me mjetin e tij me targa AA 657 JP në aksin rrugor Vukatanë-Shkodër, kur në vendin e quajtur "Kuç" ka përplasur shtetasen E. V, 63 vjeç, e cila aktualisht ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin rajonal Shkodër.
Lidhur me problemet e qarkullimit rrugor, Policia e Shkodres bën të ditur se gjatë 24-orëve të fundit kanë ndodhur edhe dy aksidente të tjera me pasojë plagosje. Uniformat blu kanë filluar procedim penal në gjendje të lirë për shtetasin H. I., vjeç 70, banues në Shkodër, pasi në rrugën "Lëvizja e Postribës" të qytetit Shkodër, i papajisur me lejedrejtimi, udhëtonte me një motorçikletë dhe ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur më një automjet të parkuar.
Gjithashtu, një aksident tjetër ka ndodhur në lagjen "Skënderbeg", ku është aksidentuar nga një mjet i paidentifikuar shtetasi V. M., vjeç 26, banues në Shkodër. /ATSH/
/Shqiptarja.com