Shkodër, prishen lulishtet për rrugë
banorët në protestë: Jemi kundë

Banorët e bllokut të pallateve në lagjen Xhabije të qytetit të Shkodrës kanë zhvilluar një protestë për të kundërshtuar ristrukturimin që Bashkia Shkodër ka nisur për këtë zonë.
 
Këto banorë akuzojnë kryebashkiaken e Shkodrës, Voltana Ademin.
 
Sipas tyre, projekti për të prishur lulishtet për ndërtim rruge është skandaloz dhe favorizon persona të caktuar.

Banorët theksojnë se i kanë dërguar letrën e parë më 19 Gusht Bashkisë Shkodër, por nuk janë kontaktuar nga askush.

Apo don me fitu Voltana Ademi për të fituar lekë në xhep? Kjo nuk do të ndodhë. Ne do të protestojmë e do ta bllokojmë këtë projekt’ tha një grua. Ndërsa një tjetër u shpreh se, “Në gjithë botën dhe Europën nuk ka rrugë në mes të pallateve por vetëm parqe. Ku ka një vend të tillë’. Sakaq, një i moshuar tha se, ‘Këtu po merren lekë. Le të vijnë këtu e të flasin me ne” ndërkohë që një nënë e re u shpreh se, “Ju doni të na merrni oksigjenin e të na fusni kancerin”.
 
Nga ana tjetër ato deklarojnë se janë të vendosur që të mos lejojnë këtë projekt, i cili dëmton lulishtet mes pallateve.
 

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen