Shkodër, protesta para bashkisë,
pas vdekjes në pusetë të 35- vjeçarit

Shkodër, protesta para bashkisë,<br />pas vdekjes në pusetë të 35- vjeçarit
SHKODËR- Shoqëria civile në Shkodër është ngritur në protestë përpara ambienteve të Bashkisë.

Ata kërkojnë largimin kryebashkiakes Voltana Ademi, pas aksidentin ku humbi jetën punonjësi i ujësjellësit Klodos Çeliku.

‘Kjo është një dramë që po jeton qytetin jonë’, shprehet një qytetar
 
“Viktima është viktimë e injorancës së një drejtori që ka ardhur në atë post pa meritë ashtu sikurse shumë drejtorë  të tjerë rreth kryetares janë në detyrë pa meritë. Ashtu si shumë militantë kanë mbushur zyrat e Bashkisë Shkodër,
" shprehet një protestuese.
 
“Zonja kryetare të kam votuar, por ti… , por sot ti duhet të kërkosh falje për viktimën duhet t’i kërkosh falje gruas së tij. As në varrim nuk i shkove"

Ndërsa Bashkia ka bllokuar sheshin për të penguar protestuesit.

[gallery]23230[/gallery]

Klodos Çeliku humbi jetën më 14 korrik, ngjarja ndodhi në Unazën Perëndimore të Shkodrës në afërsi të ish-pocerisë ku tre punonjës të ndërmarrjes Ujësjellës- Kanalizime kishin shkuar për të pastruar pusetat e ujërave të zeza, ku fatkeqësisht, 35- vjecari Çeliku humbi jetën jetën.


Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Policia e Tiranës zbardh vrasjen e Eduart Reçit, i ekzekutuar me një plumb pranë Rrugës së Elbasanit

Policia e Tiranës zbardh vrasjen e Eduart Reçit, i ekzekutuar me një plumb pranë Rrugës së Elbasanit