Shkodër, Rama fshikullon
Ademin:Qytetin e drejton një hu

Gara për Shkodrën në zgjedhjet e ardhshme do të jetë me lehtë për Partinë Socialiste, pasi ky qytet po keqmenaxhohet nga, Voltana Ademi, e cila ka dështuar në drejtimin e bashkisë.
 
Sulmi ndaj kryebashkiakes së Shkodrës është bërë sërish nga kryeministri, Edi Rama, por këtë herë larg kamerave dhe publikut, teksa zhvilloi një takim më strukturat e Partisë Socialiste në metropolin verior.
 
Rama gjatë bisedës së tij evidentoi se kryebashkiakja Ademi nuk po bën një punë të mirë në krye të bashkisë së Shkodrës dhe për këtë janë koshient edhe qytetarët Shkodranë dhe vetë demokratët.
 
Ai evidentoi se Partia Socialiste duhet ta shfrytëzojë këtë fakt dhe në zgjedhjet e ardhshme duhet të arrijë një rezultat pozitiv në Shkodër. 

“Voltana është si hu.Këtë herë duhet që të fitoni zgjedhjet, sepse e keni më të lehtë se kurrë me këtë kryetare të Bashkisë të cilën nuk e duan as të vetët në PD. Është e paaftë dhe nuk është e zonja për të qeverisur, dhe kjo shihet qartë. Keni hapësirë dhe terren mjaftueshëm për të fituar”, ka thënë Rama.

Rama u shpreh u shpreh se do ketë ndryshime në rang drejtorësh, në kuadër të përmirësimit të punës së institucioneve dhe rritjes së cilësisë së shërbimit ndaj qytetarëve.
 
Në këto takime Rama shoqërohej nga deputetët, Paulin Stërkaj, dhe Namik Kopliku.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen