Shkodër, Rama viziton 4 Kupat
e Italisë: Tifoz më bëri gjyshja
Shfaqet Fatos Nano në Shkodër, përkrah Edi Ramës/FOTO

Kryeministri Edi Rama ka vizituar në Shkodër, në prang të ndeshjes Shqipëri-Itali, katër Kupat e Botës të fituara nga Italia. Kreu i qeverisë ka marrë pjesë në ekspozitën e organizuar nga ambasada italiane posaçërisht për ndeshjen e fundit të kualifikueseve të botërorit "Rusi 2018" në qytetin e Shkodrës. Rama rrëfeu se është bërë tifoz me Italinë për shkak të gjyshes së tij, e cila tha ai, i ka mësuar edhe italishten.  

"Tifozja e parë italiane që kam njolhur ishte gjyshja ime, ishte nga ky qytet dhe me origjinë italiane. Ajo më mësoi italishten. Ne jemi rritur me futbollin italian", tha Rama. Kreu i qeverisë theksoi se Shqipëria do mungojë në "Rusi 2018", por shqiptarët i ngushëllon fakti se do bëjnë tifo për Italinë, një kombëtare kjo me mjaft tifozë në vendin tonë. "Mungon Shqipëria po është Italia dhe në do bëjmë tifo për Italinë. Megjithatë, në Rusi duhet të mundni gjermanët. Kur nuk është Shqipëria, derbi që luihet këtu është Shqipëri-Gjermani", tha Rama.  

Katër Kupat e Botës të fituara nga Italia janë ekspozuar në Teatrin "Migjeni" ku ka pasur interesim mjaft të lartë nga sportdashësit dhe tifozët e shumtë të Italisë në vendin tonë. Italia luan mbrëmjen e sotme përballë Shqipërisë së Christian Panuccit, ish-lojtarit të kombëtares azurre. Kjo është hera e parë që Italia luan një ndeshje në Shqipëri. 

Të pranishmit folën shkurtimisht në këtë aktivitet dhe sigurisht që në qendër të fjalëve përshëndetëse ishte sfida e “Loro Boriçit”.

Alberto Cutillo: Sporti është pranë jo vetëm pasionit dhe entuziazmit. Është një rast për të treguar ndeshja e sotme do të jetë një sukses sido që të shkojë. Nuk mund të fitojnë të dyja skuadrat dhe kjo është bukuria e lojës.

Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Carlo Tavecchio: Shqipëria është një komb mik për të cilin kemi shumë respekt, edhe frikë kur jemi në fushën e lojës. Le të fitojë më i miri sonte. Ky është urimi im për sonte.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka: Është një ndeshje historike për ne. Për herë të parë luajmë kundër Italisë në Shqipëri dhe e bëjmë këtë në qytetin ku ka lindur futbolli shqiptar. Do të bëja dy urime për sonte; uroj që Italia të humbë ndeshjen dhe në ndeshjen e ardhshme të vijnë me pesë kupa bote në Tiranë në stadiumin tonë të ri, pavarësisht se do të shkojnë në botëror përmes play off-it.

Kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi: Kjo ekspozitë është një mundësi për të prekur nga afër magjinë e futbollit dhe atyre që kanë bërë historinë në këtë sport.

Kryeministri Edi Rama: Në këtë qytet ka lindur skuadra e parë e futbollit shqiptar, në 1913 dhe nuk e di nëse jeni në dijeni, por quhej Juventus. Sonte luan kombëtarja jonë, por luan edhe kombëtarja që është në zemrën e shumë shqiptarëve. Më kujtohet një slogan i tifozëve shqiptarë që ndoqën miqësoren në Itali, ku shpalosën “Shqipërinë është dashuri, Italia është në zemër”. Ju duhet të mundni gjermanët në Rusi, sepse një pjesë e tifozerisë këtu janë të Gjermanisë.

Të ardhurat e siguruara nga kjo ekspozitë do të shkojnë për fëmijët në nevojë dhe jetimët.


[gallery]24210[/gallery]

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Festat/ Policia e Shtetit dhurata për fëmijët e Dëshmorëve të Atdheut

Festat/ Policia e Shtetit dhurata për fëmijët e Dëshmorëve të Atdheut