Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore Bledar Çuçi, gjatë një leksioni të hapur që zhvilloi të marten me studentët që po ndjekin studimet Master në Universitetin e Shkodrës, u shpreh se "demokratët nuk kanë aresye për ta rrëzuar Reformën Administrative Territoriale, edhe pse e kanë kundërshtuar vazhdimisht dhe madje e quajnë reformë për interesa politike".
Ministri Çuçi gjate fjales e tij dha dy arsye që sipas tij, Partia Demokratike nuk do ta rrëzojë ketë reformë, nesër me ardhjen në pushtet.
Sipas tij, duhet një konsensus i gjerë politike, pra duhet një shumicë kushtetuese për të miratuar hartën e re, por duhet edhe një konsensus i të gjithë aktorëve, duke filluar që nga faktori ndërkombëtar dhe deri tek Gjykata Kushtetuese. Ai u ndal edhe tek ndryshimet që po bëhen dhe hapat që po ndërmerren për fuqizimin e qeverisjes vendore në Shqipëri, me qëllim modernizimin e shërbimeve për qytetarët dhe zhvillimin ekonomik lokal.
Ai shtoi se kjo reformë nuk largon shërbimet nga qytetarët por përkundër, ofron modelin "one stop shop". Çuçi tha se, "Janë mbi 60% e njësive të qeverisjes vendore që harxhojnë mbi 80% të buxhetit që kanë për shpenzime administrative". Takimi u zhvillua me pyetje nga studentët lidhur me zbatimin në detaje të kësaj reforme e cila i jep vendin 61 bashki të reja dhe testimi i parë i saj është 21 qershori. /atsh/
/Shqiptarja.com