Shkodër,reforma territoriale, debate,
prefekti: Të jetë jopolitike

Shkodër,reforma territoriale, debate,<br />prefekti: Të jetë jopolitike
SHKODËR- Themeli i reformës Administrativo-Territoriale duhet të jetë jopolitike, por në bazë të interesit të qytetarëve. Ka qenë kjo deklarata e prefektit të qarkut Shkodër, Paulin Radovani gjatë mbledhjes së grupit të punës në kuadër të reformës Administrativo-Territoriale. 
 
Në lidhje me rëndësinë e kësaj reforme ka folur edhe koordinatori teknik i rajonit të Shkodrës për kër reformë, Agim Shimaj. 
 
Prefekti i Qarkut të Shkodrës, Paulin Radovani, ka mbledhur grupin e punës në kuadër të reformës Administrativo-Territoriale, grup ky i përbërë nga 12 anëtarë dhe që ka si objektiv kryesor mbështetjen teknike dhe këshillimin e ministrit të Shtetit për Çështjet Vendore.

Në këtë takim kanë munguar kreu i Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka, ai i Koplikut, Ramdan Likaj si dhe ai i Pukës, Beqir Arifaj.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK