Shkodër, shembet rruga në Prekal
në panik banorët e Dukagjinit

Shkodër, shembet rruga në Prekal<br />në panik banorët e Dukagjinit
SHKODER-Shembet rruga në fshatin Prekal të Shkodrës.

Prurjet e mëdha të ujit kanë pasur të pamundur përballimin e tyre nga ana e tubacioneve të vendosura, çka ka bërë që rruga të rrëshqasë dhe për pasojë të bllokohet edhe ky segment rrugor.

Fatmirësisht gjatë shembjes së rrugës nuk ka pasur dëme në njerëz apo automjete, pasi në momenti e rrëshqitje nuk ka pasur qarkullim.

Për banorët e kësaj zone është hera e parë që ndodh një gjë e tillë në këtë zonë dhe theksojnë se duhet pasur kujdes pasi kalimi në këtë rrugë është mjaft i rrezikshëm.  

“Në mëngjes duke kaluar me një fugon duke shkuar në Shalë ishte mirë edhe kemi kaluar pa problem. Tani është bërë e pakalueshme. Shyqyr që nuk ka kaluar ndonjë makinë dhe të binte poshtë”, tha një nga banorët.

“Vende vende edhe mund të ketë rreziqe rruge”, tha një tjetër banor.

Ndërsa, administratori i firmës së mirëmbajtjes së këtij aksi rrugor, Engjell Radohina tha se janë marrë masa të menjëhershme për lehtësimin e qarkullimit.

"Fatmirësisht është diktuar shumë shpejt, kemi marrë masa për 10 orë, janë bërë rreth 400 metër3 gërmime dhe zbankime dhe devijuar komplet rruga e re, derisa të bëhet rehabilitimi i rrugës”, u shpreh Radohina.

Shembja e kësaj pjese të rrugës ka detyruar punonjësit që të devijojnë rrugën, por dëmtimi i rrugës do të krijoje vështirësi në kalimin e banorëve të zonës, që lidh shumë fshatra të Dukagjinit me qytetin e Shkodrës.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar

Peja si Lazarati! Kapen 1 ton kanabis, ska të arrestuar