Shkodër, Topalli refuzon Bashën dhe s’merr pjesë në konferencë
Ngatërresa, debate dhe tensione ka shënuar votimi për kryetarin e PD-së në Shkodër. Ndonëse ka nisur si një proces i qetë, me ikjen e kryetarit Lulzim Basha, delegatët kanë filluar dhe replikat.
TIRANE- Ngatërresa, debate dhe tensione ka shënuar votimi për kryetarin e PD-së në Shkodër. Ndonëse ka nisur si një proces i qetë, me ikjen e kryetarit Lulzim Basha, delegatët kanë filluar dhe replikat. Fillimisht u vu re ngatërresa e emrit të kandidates Vildana Gushta, e cila në listë u anonçua si Voltana Ademi gjë që u kthye në komedi. Por më pas gjithçka mori tone më të nxehta. Pikë së pari u pa mungesa e Jozefina Topallit, e cila edhe pse e ftuar, ka dhënë si argument problemet personale.