SHKODËR - Dy shtetas të prezantuar si shtetas të huaj kanë vjedhur një shumë të konsiderueshne eurosh në një pikë shërbimesh në Shkodër e cila ndër të tjera ofron edhe këmbim parash.
Dy shtetasit të prezantuar si ukrainas, kanë kërkuar këmbimin e një shume të konsiderueshme. Pasi kanë kërkuar shumë e parave në euro, personi në këtë pikë shërbimesh i ka bërë gati eurot të ndara në dy zarfe duke qëndruar në pritje që dy të huajt ti sillnin lekët.
Përpara se të largoheshin dy shtetasit e prezantuar si ukrainas mësohet se kanë ndërruar zarfet duke marrë ato me euro dhe duke lënë dy zarfe të mbushura por pa euro brenda.
Në kamerat e sigurisë data është më 9 gusht 2024, ora 17:00. Dy shtetasit e huaj janë brenda pikës së këmbimit valutor. Njëri ka hyrë brenda në banak, ndërsa tjetri ndodhet jashtë.
Është bërë denoncimi në policinë e Shkodrës ndërsa janë kqyrur edhe kamerat e sigurisë në rrugët e qytetit për të bërë të mundur gjetjen dhe identifikimin e dy të huajve që vodhën eurot.
Ndërkohë kjo pikë shërbimesh kërkon ndihmën e kujtdo që në rast se i shohin diku të lajmërojnë menjëherë policinë. Në pamje duken qartazi fytyrat e dy hajdutëve që vodhën sasinë e konsiderueshme të eurove. Policia po heton për gjetjen sa më parë të tyre.
G.K/S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?
-
Mirë
43.1%
-
Keq
40.5%
-
Nuk e di
16.4%
Vota total: 2422
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit
8 Gusht, 12:10
-
Mero Baze: Himara, Shkodra e dytë e Edi Ramës
7 Gusht, 20:06
-
8 vatra aktive zjarri në të gjithë vendin, Ministria e Mbrojtjes: Nuk paraqesin rrezik për zonat e banuara
7 Gusht, 18:47
-
Shkodër/ Megaoperacioni 'Territor i pastër', asgjësohen 2944 bimë kanabis! Në kërkim autorët
6 Gusht, 09:42
-
'Veri Jug' - Fshati Rragam në stinën e verës
4 Gusht, 16:32
-
Shkodër, i moshuari humbet kontrollin e motorit dhe del nga rruga, përfundon i plagosur në spital
4 Gusht, 12:36
-
Shkodër/ Policia jep informacion për arrestimin e Viktor Markut! Në pranga dhe 2 kushërinjtë e tij, vëllezër
3 Gusht, 17:56
-
Makina përplas të miturën në Shkodër
3 Gusht, 14:12
-
Terrorizuan Shkodrën duke qëlluar me armë në ajër, arrestohet Viktor Marku e 2 kushërinjtë e tij! Në 2020 u prangos për vrasjen e Hekuran Billës, por u la i lirë
3 Gusht, 09:21
-
Shkodër/ Me helikopter për në Temal për të djegur 12 mijë bimë kanabisi! Shikoni videon e operacionit
2 Gusht, 11:24
-
Futbolli shqiptar dështim në Evropë, Egnatia dhe Partizani eliminohen nga Conference League
1 Gusht, 21:58
-
Shkodër/Asgjësohen 8839 bimë kanabis, policia në kërkim të autorëve
1 Gusht, 13:19