Një ditë pas vrasjes së ndodhur në Dukagjin ku dy vëllezërit qëlluan për vdekje bashkëfshatarin e tyre, autori i këtij krimi është vetëdorëzuar në polici ndërkohë që është ende në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Sipas të dhënave nga policia e qytetit verior, bëhet e ditur se është vetëdorëzuar Luigj Bludaj 31-vjeç por po kërkohet edhe Çesk Bludaj 37-vjeç i cili dyshohet se ka ndihmuar Luigjin në vrasje.

Vrasja ndodhi paraditen e së enjtes në fshatin Gjuraj, Njësia Administrative Plan, në Dukagjin të Shkodrës ku viktimë mbeti Gjok Arra, 31-vjeç.

Nga verifikimet paraprake dyshohet se ngjarja ka ndodhur për një konflikt pronësie dhe menjëherë pas ngjarjes autori dhe bashkëpunëtori i tij u larguan, ku u këkruan për disa orë nga policia e Shkodrës dhe FNSH-ja.

gjon arra luigj bludaj
  Gjok Arra viktima dhe Luigj Bludaj një nga autorët e dyshuar ( i vetëdorëzuar në polici )

arma krimit arra
Arma e krimit

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)