Sipas INSTAT, mjetet rrugore për pasagjerë kanë shpërndarje gjeografike në të gjithë territorin e vendit ku gjatë 5-vjeçarit 2010-2014 mjetet rrugore për pasagjerë shënuan tendencë rritje në numër për banorë. Nga 112 mjete/1000 banorë që ishin në vitin 2010, arritën në 143 mjete/1000 banorë në vitin 2014.
Numri i autoveturave në vitin 2014 ishte 101/1000 banorë, ndërsa për vitin 2014 arriti në 131 autovetura/1000 banorë ku rajoni Tiranës zë 37,6% të numrit gjithsej
të autoveturave.
Numri i pasagjerëve që udhëtojnë me trena ka ardhur duke u ulur. Nga afro 18 mijë pasagjerë që udhëtuan në vitin 2010, numri i tyre në vitin 2014 arriti në 7.714, ose mesatarisht 3 pasagjerë/1000 banorë.