Partia Demokratike, ndryshe nga sa u deklarua gjatë muajve të verës, ende nuk ka një plan për protestat. Por shkodranët nuk presin Bashën për të shprehur zemërimin e tyre ndaj masave shtrënguese dhe aksionit të qeverisë kundër informalitetit. Ata kanë kërkuar dorëheqjen e kryeministrit me argumentin se po përdor selektivitetin në masat ndaj biznesit gjatë aksionit kombëtar.
Në Shkodër u mbajt protesta për problemet ekonomike, me thirrjet kundër qeverisë. Me pankartat “Ulni Taksat”; “Ku është shëndetësia falas”; “Ku po e çoni vendin”, dhjetëra banorë të Shkodrës, iu përgjigjën thirrjes së Bashkimit të Sindikatave.
Protestuesit u shprehën se Shkodra po i rikthehej protestave historike ashtu sikurse dhe vite më parë për të siguruar lirinë e cenuar nga revanshi dhe presionet nga aksionet e tatimtaksave, rritja e numrit të të papunëve, largimet politike si dhe emërimet jashtë çdo kriteri ligjor të mësuesve çfarë po cenon dhe cilësinë e mësimdhënies.
Ata deklaruan gjithashtu se protesta e tyre është ekonomike dhe jo politike. Nga ana e tij, kreu i Sindikatave të Pavarura në Shkodër, Albert Tukaj kërkoi reflektimin e qeverisë përballë kësaj situate mbytëse, sipas tij, për gjendjen social ekonomike të çdo familjeje shqiptare. “Nuk jemi këtu në një protestë politike apo të motivuar prej saj, janë premtimet e pambajtura dhe vështirësitë që po krijohen çdo ditë që na nxjerrin në rrugë si në vitet e para të demokracisë”, tha Tukaj duke theksuar se protestat e shkodranëve do të vijojnë.
“Ne jemi busulla politike e Shqipërisë dhe shpresoj që nisma jonë të ndiqet nga të gjithë shqiptarët”, tha kryesindikalisti. Protestuesit u mbledhur në pedonalen përpara bashkisë së Shkodrës kanë vijuar përgjatë rrugëve të qytetit me paralajmërimet se protestat e nisura sot nuk do të ndalonin, ndërsa ftuan që këtyre protestave tu bashkoheshin të gjithë shqiptarët. Për mbarëvajtjen e protestës policia kishte angazhuar dhjetëra forca policore, ndërkohë që protestuesit janë shpërndarë të qetë.
Basha
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vendosur ta komentojë shumë shkurt protestën e Shkodranëve kundër varfërisë dhe masave shtrënguese të qeverisë. Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Basha shkruan se në protesta do të ngrihet e gjithë Shqipëria. Me fjalinë “Shkodra ngrihet, Shqipëria ngrihet” lideri i opozitës paralajmëron nisjen e një “revolucioni” popullor kundër këtij aksioni që demokratët dhe vetë qytetarët e denoncojnë si selektiv.
Edhe ish kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ka reaguar për protestën qytetare në Shkodër. Si deputete e këtij qarku, Topalli shkruan në Facebook se gjithmonë Shkodra është e para në protesta. “Shkodra nuk ul shpinën. Si gjithmonë e para...Shkodra në protestë”, shkruan Topalli. Protestat kanë qenë lajtmotiv i çdo deklarate të kryetarit demokrat, Lulzim Basha, pas zgjedhjeve të 21 qershorit. Thuajse në çdo dalje për mediat, Basha ka paralajmëruar protesta në të gjithë vendin si për varfërinë dhe rënien ekonomike, ashtu edhe për cenimin e standardeve zgjedhore.
Berisha
Pas protestës ka reaguar edhe ishkryeministri Sali Berisha që e ka quajtur këtë nisje të revolucionit demokratik. Berisha ka shkruar në profilin e tij në Facebook se protesta e tregtarëve të Shkodrës dhe qytetarëve të saj, është revolta qytetare kundër aksionit politik, arbitraritetit të bandave të qeverisë ndaj biznesit, punësimit, jetesës në këtë vend. “Shkodra nisi revolucionin demokratik si rrugën e vetme për të shpëtuar bizneset tuaja nga kthetrat e mafies shtetërore. Solidarizimi me qytetarët dhe bizneset e Shkodrës është shpëtimtare për ju, familjet, bizneset tuaja dhe mbarë vendin! Fitore!”, shkruan Berisha.
Helidon Bushati: PD të nisë protestat në të gjithë Shqipërinë
Deputeti i Partisë Demokratike në Qarkun e Shkodrës, Helidon Bushati deklaron se opozita duhet të nisë protestat në të gjithë vendin, pasi shqiptarët po varfërohen çdo ditë. Në një reagim për “Shqiptarja.com”, Bushati shprehet se politikat e qeverisë po godasin të majtë dhe të djathtë, pa dallim, nga jugu në veri.
Sipas tij, e vetmja formë për të ndalur keqqeverisjen, është që të gjithë shqiptarët të çohen në këmbë. “Mendoj se në Shqipëri është bërë që të çohen në këmbë automatikisht të gjithë njerëzit, edhe pa patur nevojë që të drejtohen apo frymëzohen, pasi është vetë situata, pa dallim, të majtë apo të djathtë. Kështu si po qeveriset, duhet të ngrihen edhe vetë. Këto politika qeveritare godasin të majtë dhe të djathtë, pa dallim, që nga jugu në veri”, u shpreh Bushati.
Ai deklaroi se PD duhet të ketë gati planin e protestave, krahas aktiviteteve të tjera të programuara. “Kryetari i Partisë Demokratike, z.Basha ka shprehur se është duke organizuar planin e aktiviteteve të PD, që padyshim një nga ata ato është edhe protesta popullore.
Dhe Mendoj se PD duhet të nisë protestat si dhe të mbështesë çdo protestë të qytetarëve për varfërinë dhe keqqeverisjen”, tha ai. Duke komentuar protestën qytetare të Shkodranëve, Bushati tha se PD mbështet çdo shprehje të vullnetshme të popullit. “Protesta në Shkodër ishte një protestë e organizuar nga Sindikatat, që tregon se situata është e tillë, siç thuhet në gjuhën popullore, sa nuk mban më ujë pilafi.
Kjo qeveri po godet nga arsimtarët tek biznesi, që të gjithë qytetarët. Ne padyshim që jemi pro këtyre shprehjeve të vullnetshme të popullit”, theksoi Bushati. Gjithashtu, deputeti demokrat akuzon qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama se me politikat e tij po diskriminon veriun, duke e lënë jashtë hartës së investimeve.
Elbasan, PD denoncon: Biznesi i vogel situate terrori
Edhe në Elbasan, dega e PD ka denoncuar se bizneset po përjetojnë një situatë të rëndë terrori nga administrata e Tatimeve në luftën kundër informalitetit. Nënkryetari Eugen Isaj shprehet se qeveria duhet të nise aksionin nga monopolet të cilat kanë marrë peng qeverinë dhe jo nga biznesi i vogël i cili përbën edhe sektorin më të madh të punësimit në vend. Sipas tij ky ritëm do të nxjerrë shumë qytetarë në rrugë.
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO