BERAT - Një 64-vjeçar ka humbur jetën ditën e djeshme në Spitalin e Beratit.
Y.G shkoi në spital për të hequr tëmthin, por ka humbur jetën gjatë operacionit.
Në kohën që mjekët po bënin ndërhyrjen kirurgjikale për heqjen e tëmthit, 64-vjeçari ka humbur jetën.
Policia thotë se ende nuk dihet shkaku i vdekjes, ndërkohë që pritet ekspertiza mjeko-ligjore.
Burime nga Policia thanë për Report TV se mjekët në dëshminë e tyre thanë se i moshuari kishte pësuar komplikacione gjatë ndërhyrjes, çka i ka shkaktuar vdekjen.
Policia pret raportin e mjekësisë ligjore për të zbuluar shkakun e vdekjes, ndërkohë që ka referuar materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat.
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com