Shkoi të kërkonte disa monedha, u
shokua nga pamja brenda makinës

Shkoi të kërkonte disa monedha, u<br />shokua nga pamja brenda makinës
Vogëlushi John Thuo, është një nga fëmijët e shumtë të cilët jetojnë në rrugët e qytetit të Nairobi në Kenia.

Shumë prej këtyre fëmijëve e sigurojnë jetesën e tyre duke kërkuar para nga kalimtarët ose nëpër makina të cilat ndalojnë në trafik.

Një ditë John, kishte dalë për të kërkuar disa të holla shoferëve të makinave që ndalonin në trafik. Në një prej veturave që djaloshi zgjati dorën pa brenda saj një grua e cila ishte e rrethuar nga shumë pajisje të ndryshme.

Kureshtar si çdo fëmijë, ai e pyeti gruan se përse i shërbenin ato pajisje dhe përgjigjja e saj bëri që John të shpërthente në lot.

Gruaja vuante nga një sëmundje e mushkërive dhe i kishte të nevojshme pajisjet për të siguruar oksigjenin e nevojshëm trupit të saj.

Duke dëgjuar historinë e saj, djaloshi filloj të qante, kapi dorën e gruas dhe fillojë të lutej për të, madje tentoi t’i dhuronte edhe ato pak monedha që kishte në xhepat e tij.

Ndërkohë që djaloshi po lutej për gruan, një kalimtar i bëri këtë foto të cilën e shpërndau në rrjetet sociale, ku  fotografia shumë shpejt bëri xhiron e tyre.

femija 
(Fotoja që kalimtari i bëri djaloshit)

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'

Barcelona pëson humbjen e parë sezonale, Osasuna e turpëron 4-2 në 'Pamplona'