Shkoi të ndihmonte Italinë, infermieri shqiptar flet nga Breshia: Thashë 'PO' pa u menduar dy herë, na pritën me duartrokitje, pavionët janë mbushur plot

Korab Gjana është njëri nga 30 mjekët dhe infermierët shqitparë që ndodhen në Itali prej ditës së djeshme për të ndihmuar popullin fqinj në luftën me koronavirusin. Në një bisedë me Skype nga Italia për Report Tv ai u shpreh se janë vendosur në spitalin e Breshias, ku do të qëndrojnë për një muaj për të ndihmuar kolegët e tyre.

Gjana tha se vendimin për të ikur në Itali nuk e mendoi dy herë, ndërsa shtoi se kishte dhe shumë të tjerë që donin të vinin. Infermieri i QSUT-së vlerësoi mikpritjen italiane. "Të them të drejtën nga Roma në Breshia të gjithë italianët na kanë duartrokitur, qeveritarët, kryetarë komunash na kanë shoqëruar dhe përshëndetur, shumë falenderues. Ne do të jemi krah mjekëve italiane, duke na udhëzuar ata, ne do u japim një dorë më shumë ta përballojmë këtë situatë".

Një ndër arsyet që Gjana, thotë se pranoi që të shkonte në Itali është padyshim edhe eksperienca. "Kjo ishte arsyeja që vendosëm të vinim këtu, do të mësojmë shumë". Në ditën e parë që vizitoi spitalin e Breshias ku do të punojë për një muaj, ai thotë se nuk kishte informacion që të kishte të shtruar të infektuar shqiptarë.

Ndërsa referuar gjendjes atje, ai e përshkroi në këtë mënyrë. "Rrugës u frikësuam shumë, por pasi arritëm atje, cdo gjë dukej nën kontroll. Pacientët janë të shumtë, pavionet janë mbushur plot, por shteti italian ka një menaxhim të kontrollueshëm" tha Gjana për Report Tv. Në fund, infermieri kishte një mesazh për të gjithë shqiptarët. "Shqiptarëve u them vetëm rrini në shtëpi dhe zbatoni rregullat. Ju përshëndes dhe kujdesuni për veten" përfundoi ai.

Intervista e plotë për Report Tv e infermierit shqiptar Korab Gjana në shkoi në Itali
Ju jeni mjek apo infermier?
Ne jemi infermierë në QSUT-së

Si ju pritën në Itali?
Na kanë pritur shumë shumë mirë dhe janë përkujdesur maksimalisht për gjithcka

Si u erdhi informacioni?
Na thanë eprorët se duhen 30 veta dhe unë dhashë konfirmimin menjëherë pa u menduar fare

Të gjithë u treguat të gatshëm?
Të gjithë që kam folur edhe rrugës të gjithë janë treguar gati dhe e vendosën menjëherë. Madje kishte dhe shumë të tjerë që donin të vinin

Ku do të angazhoheni, në cilin spital?
Në Breshia për një muaj

Me kë keni pasur kontakte sot?
Ne për fatin e mirë e flasim shumë mirë italishten, na kanë shpjeguar gjithcka, na çuan në pavione dhe na dhanë mundësi ta njohim terrenin

Si ju duket situata atje?
Rrugës u frikësuam shumë duke qenë edhe lajmet për ditë, por pasi arritëm atje, cdo gjë dukej nën kontroll. Pacientët janë të shumtë, pavionët janë mbushur plot, por shteti italian ka një menaxhim të kontrollueshëm

Cfarë qëllimi i keni vënë vetes?
Është shumë e vështirë dhe familja e përjeton më së shumti, e di unë si i kam lënë në Shqipëri, puna jonë është mision dhe jemi gati gjithmonë pa u menduar dy herë, gjithmonë për të shpëtuar jetë.

Ka pasur një entuziazëm të madh nga personalitetet italiane por edhe qytetarët...
Të them të drejtën nga Roma në Breshia të gjithë italianët na kanë duartrokitur, qeveritarët, kryetarë komunash na kanë shoqëruar dhe përshëndetur, shumë falenderues. Ne do të jemi krah mjekëve italiane, duke na udhëzuar ata, ne do u japim një dorë më shumë ta përballojmë këtë situatë

Ju besoj do të merrni edhe eksperiencën e e duhur?
Kjo ishte arsyeja që vendosëm të vinim këtu, do të mësojmë shumë dhe nëse Shqipëria do të ketë nevojë, ishalla jo, do të tregohemi të gatshëm

Ministrja e Shëndetësisë tha se ju shembulli i duhur, si u bëni të ndiheni?
Të gjitha institucionet në Shqipëri kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm dhe kjo mbështetje kthehet në forcë për ne dhe të gjithë më kanë dërguar SMS pa fund, duke qenë mirënjohës dhe ndihem shumë krenar.

Në spitalet e Italisë ka edhe shqiptarë...
Kam dëgjuar më shumë nga media, por në spitalin e Breshias nuk kam informacion se ka shqiptarë, pavarësisht se profesorët thanë se mund të ketë dhe ju e keni detyrim moral ti ndihmoni

Një mesazh për të gjithë shqiptarët?
Shqiptarëve u them vetëm rrini në shtëpi dhe zbatoni rregullat dhe do të nda ndihmoni shumë neve, por edhe familjarët tuaj. Zoti vetëm njëherë të jep jetën. Jeta është e shenjtë. Ju përshëndes dhe kujdesuni për veten.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tatiana: 31/03/2020 08:50

    Skemi pse te dalim perdite..I bej furnizimet per gjithe javen..buken e bej vete..E mira eshte te mos dalesh fare ..Bravo i qofte Kryeministrit tone qe mbylli direkt shkollat dhe rruge

    Përgjigju
  • Aferdita: 31/03/2020 06:07

    Per mendimin tim asnji mos te dali

    Përgjigju
  • Ilir: 30/03/2020 11:11

    Nje falenderim per te gjithe keto mjek dhe infermjer qe shkuan per te ndihmuar ne kete kohe te veshtire popullin Italian. Italia eshte vendi qe priti dhe mbajti mbi 1 miljon shqiptare ne dite tona me te veshtira (vitet 90) duka na krijuar mundesine qe te punojme dhe te mbajme familjet tona. Uroj qe mjeket dhe infermjert tane te ndihmojne,ne sherimin,e miqeve tane.Mirenjohje pafund per popullin Italian.

    Përgjigju
  • Kaltra: 30/03/2020 09:29

    Ti rrosh nenes qe te ka o bir!!!U kthefsh shendosh e mire ne atdhe ne familjen tende.Ju ,te 30 mjeket dhe infermieret keni nje zemer me te madhe se Adriatiku qe na ndan nga Italia fqinja jone e dashur.Ju mbase nuk keni kohe ti luteni zotit se jeni te ngarkuar por ne do ti lutemi zotit cdo dite per juve ashtu si per familjet tona .

    Përgjigju
  • Zari: 29/03/2020 23:37

    LUTJU ZOTIT TE KTHEHESH GJALLE...OR CUN..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë

Mitsotakis flet për 'Vetëvendosje' të minoritetit grek, Alban Daci: Nuk është shaka! Kanë doktrinë Vorio-Epirin! Gazetarja Esiona Konomi: Provokim politik për konsum në Athinë