Ish-shkolla jopublike “Dituria” në Kavajë ka qenë një piramidë për sa i përket dhënies së diplomave. Kjo për faktin se në këtë shkollë jepeshin diplomat pa qenë fare i pranishëm në mësim.
Për këtë arsye Prokuroria ka çuar në Gjykatë ish-drejtorin e kësaj shkolle dhe mësuesit që jepnin mësim aty.
Prokuroria e Kavajës bën me dije se Bardhyl Mastori Drejtor i Shkollës, Vath Gjylsheni President i shkollës “Dituria” dhe mësuesit Danjela Veliu, Ajete Degërmeni, Marsida Gërmani dhe Mirsije Qehajaj në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë falsifikuar dokumentet shkollore.
Kjo shkollë është mbyllur me urdhër të Ministrisë së Arsimit pasi ka dhënë me qindra diploma, duke falsifikuar dokumentet. Falsifikimi bëhej duke mos mbajtur numra të saktë amze.
Prokuroria e Kavajës ka arritur të dokumentojë dhjetëra raste të falsifikimit të dokumenteve mes tyre edhe të nxënësit E. V. Ky nxënës ka deklaruar se është regjistruar në këtë shkollë kundrejt pagesës në vitin 2012 nga klasa e 8- të cilën e kishte përfunduar dhe çuditërisht ka kaluar direkt në vitin e dytë pa bërë fare vitin e parë.
Ai ka sqaruar se ka paguar për 3 vite shkollore shumën prej 900 Euro (300 Euro në vit) edhe pse realisht kishte bërë vetëm dy vite.
Gjithashtu mësuesit në këtë shkollë nuk kishin diploma. Madje Prokuroria thotë se disa nga mësuesit vazhdonin universitetin, ndërkohë që ishin të punësuar në ish shkollën jo publike “Dituria”.
Prokuroria ka çuar në Gjykatë dosjen e plotë dhe drejtori i kësaj shkollë, Presidenti dhe mësuesit do të gjykohen në gjendje të lirë.
/Shqiptarja.com

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
Al.N/Shqiptarja.com

VIDEO