“Shkollat si Qendër Komunitare”, revista me shitje në gjithë botën i bën jehonë nismës së Bashkisë së Tiranës

“Shkollat si Qendër Komunitare”, revista me shitje në gjithë botën i bën jehonë nismës së Bashkisë së Tiranës

Artikulli në revistën Monocle

Projekti i Bashkisë së Tiranës për kthimin e shkollave të kryeqytetit në qendra komunitare ka tërhequr vëmendjen edhe të mediave botërore. Në artikullin e saj, "Monocle" ka pasqyruar një intervistë të kryebashkiakut Veliaj i cili ka shpjeguar edhe synimin e Bashkisë së Tiranës për “Shkollat si Qendër Komunitare” , një mënyrë se si banorët e lagjeve do të mund të shfrytëzojnë asetet që kanë shkollat pas mbarimit të mësimit për kurse, trajnime e aktivitete të ndryshme sportive dhe kulturore.


(Postimi në gazetën Monocle)

Revista e cila shpërndahet në të gjithë botën,  thekson se pas rënies së komunizmit, një numër i madh i ambienteve publike të cilat më parë përdoreshin në shërbim të komunitetit u privatizuan nga privati. Kjo gjendje sipas "Monocle", vijoi deri në vitin 2015, kur me ardhjen e kryebashkiakut të ri Erion Veliaj, filloi një proces inventarizimi i pronave publike në varësi të Bashkisë së Tiranës dhe se tashmë, në një qytet të mbipopulluar sikurse është Tirana, hapësirat publike përdoren me mençuri. Revista "Monocle" evidenton se realizimi i këtyre ndryshimeve në Tiranë i është besuar arkitektëve londinezë të “Grimshaw Architects” dhe Stefano Boerit nga Milano.

(Postimi në gazetën Monocle)

 Artikulli i plotë:
Rregullat e reja të shkollës
TIRANA - Hapësirë qytetare
Disa nxënës shpenzojnë orë duke pritur që të bjerë zilja, por në Tiranë, shumë shkolla nuk do të mbyllin dyert e tyre vetëm për shkak se klasat kanë përfunduar. Si pjesë e një masterplani urbanistik të dizenjuar për të rimenduar qytetin deri në vitin 2030, 17 shkolla në kryeqytetin shqiptar do të zgjerojnë funksionin e tyre dhe do të bëhen qendra komunitare që funksionojnë 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë.

"Në shumicën e qyteteve evropiane, lagjet u formuan rreth një katedraleje ose një institucioni të madh shoqëror, ose në kohët para-osmane, shumë fshatra në Shqipëri u ndërtuan rreth një lisi që shërbeu si pikë takimi për pleqësinë", thotë Kryetari i Bashkisë së qytetit Erion Veliaj. "Por në vitin 1967 kur komunistët përqafuan laicizmin/ateizmin], mijëra kisha u shkatërruan, kështu që qendra sociale e gravitetit urban u zhduk".

Pas rënies së komunizmit, Tirana filloi të rritet me shpejtësi, por kjo shpërndarje vitale e jetës së komunitetit nuk u rijetëzua. Për më tepër, vitet 1990 ra në sy një shitje masive e godinave publike, duke përfshirë bibliotekat dhe qendrat e të rinjve, në duart e privatëve. Deri në kohën që Veliaj mori detyrën në vitin 2015 dhe pa se cilat struktura mbetën që mund të bëheshin hapësira për komunitetin që të mblidheshin së bashku, atij i kishte mbetur me pak mundësi zgjedhjeje. "Kemi kaluar një proces inventarizimi të hapësirës që kemi pasur dhe kemi kuptuar se ne nuk e kemi më atë", thotë ai. "Në një qytet që është i mbipopulluar duhet të përdorim hapësirën me mençuri".

Dhe kështu, të gjitha shkollat ​​e përzgjedhura do të rindërtohen për të përfshirë kafeteritë, si edhe dhoma për takime dhe ngjarje kulturore që do të zhvillohen pas mësimit dhe gjatë fundjavave. Realizimi i këtyre ndryshimeve do të bëhet nga Arkitektët e Londrës “Grimshaw Architects” dhe Stefano Boeri i Milanos. "Shkollat ​​publike janë infrastruktura më e përhapur dhe më e fuqishme publike që kemi në vendet tona", thotë Boeri. "Ne duhet të fillojmë të vëzhgojmë rolin e tyre në një mënyrë të ndryshme – ato duhet të jenë një ambient i hapur për komunitetin”.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?