Vizita e një 17-vjeçareje shqiptare tek të afërmit e saj në Itali është kthyer në një makth të vërtetë.

Minorenja është rrëmbyër dhe më pas është përdhunuar për 4 ditë rresht me qëllim prostitucioni.

Ngjarja nisi më 21 dhjetor në Villarica, një provincë të Napolit, ndërsa familjarët e denoncuan tek autoritetet përgjegjëse 3 ditë më pas, më 24 dhjetor.

napoli perdhunohet shqiptarja

Pak orë më pas familja merr një telefonatë nga disa persona që u prezantuan si miq të vajzës, të cilët thanë se vajza është mirë dhe i duhet pasaporta.

Kjo telefonatë nuk i bindi karabinierët, që vetëm pasi shkuan me familjarët për të dorëzuar pasaportën, mësuan çfarë fshihet pas zhdukjes së 17-vjeçares.

Në takim u paraqit një ndërmjetëse, që ishte dërguar nga autorët e ngjarjes dhe vetëm atëherë policia italiane mundi të zbulojë se vajza ishte e rrëmbyer me anë të mashtrimit e mbahej e mbyllur dhe e pangrënë në një shtëpi të braktisur në Kastel Volturno.
 
Për 4 ditë rresht 17 vjecarja shqiptare ishte përdhunuar me qëllim trafikimin e saj si prostitutë.

Për këtë ngjarje ka përfunduar në pranga shqiptari 42 vjecar Besnik Barashima me akuzën e sekuestrimit të personit, dhunë seksuale e trafik të prostitucionit minorenë.

napoli perdhunohet shqiptarja


Redaksia Online
( b.h/Shqiptarja.com )