Shkresa e KQZ-së: Ja pse
nuk i publikojmë formalët
Për Shqiptaren.com, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka bërë me dije zyrtarisht arsyet se pse vijon të fshehë formularët e vetëdeklarimit
Për Shqiptaren.com, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka bërë me dije zyrtarisht arsyet se pse vijon të fshehë formularët e vetëdeklarimit, të subjekteve të parashikuara në ligj, duke sfiduar ligjin dhe Kuvendin. Disa ditë më parë, Shqiptarja.com i ka kërkuar zyrtarisht
KQZ formularët e vetëdeklarimit, bazuar në ligjin për të drejtën e informimit dhe atë të dekriminalizimit. Por në përgjigjen e tij, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmes Sekretarit të Përgjithshëm, Skënder Vrioni, u shpreh se këta formularë përmbajnë të dhëna sensitive, e për këtë arsye, ky institucion nuk do t’i publikojë ato, deri në marrjen e një vendimi nga Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, që po ashtu, është edhe Komisioner për të Drejtën e Informimit. “Referuar Ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit”, si dhe Ligjit nr. 9887 “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, rezulton se formularët e vetëdeklarimit përmbajnë të dhëna sensitive.
Më këto kushte, KQZ i është drejtuar me shkresë numër 2416 prot. datë 10.05.2016, Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, duke i kërkuar sqarim se si do të veprohet me këta formularë, pasi përmbajnë të dhëna sensititve”, thuhet në shkresën e KQZ. Por dy ligjet që citon KQZ, ai i të drejtës së informimit, dhe ai i mbrojtjes së të dhënave personale, janë dy ligje të miratuara me shumicë të thjeshtë, krahasuar me ligjin e dekriminalizimit, i miratuar me shumicë të cilësuar. Ky i fundit, është më i fuqishëm juridikisht ndaj të tjerëve, dhe përcakton se formularët e dekriminalizimit bëhen publikë, pasi ky është dhe qëllimi i vetë ligjit. Në nenin 5, pika 5,6 të këtij ligji, thuhet se të dhënat janë publike, dhe të pakufizuara në asnjë rast.
“Këto vetëdeklarime dhe të dhënat e përfshira në to mund të bëhen publike në çdo kohë dhe pa asnjë kufizim para dhe pas datës së zgjedhjeve të përgjithshme apo vendore, votimeve në Kuvend apo emërimit, me kërkesë të subjekteve të interesuara. Kërkesa për marrjen e formularit të vetëdeklarimit dhe/ose të dhënave të përfshira në të nuk mund të refuzohet apo kufizohet në asnjë rast. Refuzimi apo kufizimi i dhënies së tyre përbën vepër penale, sipas neni 248 të Kodit Penal”-thuhet në ligjin për dekriminalizimin.
redaksia online
a.n shqiptarja.com
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.6%
-
Jo
39.4%
-
Nuk e di
13%
Vota total: 4529
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mero Baze: Baltosja e zgjedhjeve me votën e diasporës është i vetmi ngushëllim për Berishën
14 Janar, 22:01
-
Ku e kemi diasporën? 13 mijë aplikime nga 69 shtete! Nga ishujt Karaibe, Shën Helenë dhe deri në Filipine
14 Janar, 17:48
-
PD: PS rendit Doshin në opozitë, kërkon të marrë numëruesin
14 Janar, 15:14
-
Vota e Diasporës/ Rreth 9 mijë emigrantë të regjistruar në KQZ deri tani, kryesojnë ata në Itali dhe Greqi
13 Janar, 12:14
-
Diaspora ‘dyndet’ në aplikacion/ Aplikojnë 6749 emigrantë, miratohen 845, dominojnë burrat me 73%! Mbi gjysma të moshës 24-45 vjeç
12 Janar, 17:50
-
Alban Daci: Listat e hapura ose të mbyllura dhe partitë e reja!
12 Janar, 12:27
-
Celibashi sërish thirrje Kuvendit: Ndryshoni kodin zgjedhor për kthimin e votës së diasporës! PD pro, ‘joshet’ me numëruesit në KQZ
11 Janar, 13:09
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 2400 emigrantë brenda 19 orëve! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 76%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53