Shkrihuni së qeshuri me këtë sherr 
mes Dr. Florit e bashkëshortes

Shkrihuni së qeshuri me këtë sherr <br />mes Dr. Florit e bashkëshortes<br>
Duke qenë se të ftuar në “Xing me Ermalin” mbrëmjen e sotshme ishte grupi West Side Family, nuk kishte sesi të mos flitej për anëtarin e ndjerë të grupit, Dr. Florin. Artisti i njohur është kujtuar përmes muzikës dhe historive të tij të shumta komike, një ndër më të bukurat e tregoi vetë moderatori Emal Mamaqi.

“Flori kishte qëndruar gjithë natën pa gjumë se kishin pasur koncerte dhe kishte bërë si rrallëherë fjalë me Blerinën, bashkëshorten e tij e cila i ka flokët kaçurrela.”-niso të rrëfente Mamaqi.

“Ishte një lokal në Bllok ku ata pinin kafe gjithmonë të dy dhe duke qenë se kishin bërë llafe, Flori shkon rreth orës 10 të mëngjesit, po mund të kishte dhe dy netë pa gjumë.

Shkon atje dhe sheh kaçurrelat e Blerinës, e cila ishte ulur me një djalë tjetër tek e njëjta kafe. Truri skiç, tym nga veshët, zjarr nga sytë. Ajo ishte me kurriz dhe ky i shkon në tavolinë, ulet në krah të ‘Blerinës’ ndërsa atë djalin e kishte përballë.

I hedh dorën në qafë ‘Blerinës’ dhe i thotë djalit, gati për të bërë sherr: ‘Hë mo, si ke qenë? Mirë punët?’ Dhe kthehet të shohë ‘Blerinën’, kur sheh se ishte një vajzë tjetër.”-tregoi Ermal Mamaqi, teksa djemtë e grupit dh epubliku qeshin me të madhe. Më tej ai tregoi sesi Flori i dha dorën të dyve dhe u tha mirëupafshim. (Marrë nga xing)

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe

Liga e Kombeve/ Deschamps lë jashtë Francës sulmuesin Kylian Mbappe