TIRANË- Harta e re gjyqësore në Shqipëri e cila redukton në 50 % numrin aktual të gjykatave është marrë si model nga 4 vende të Bashkimit Europian.

Report Tv ka siguruar relacionin e Këshillit të Lartë Gjyqësor i cili shpjegon se për të arritur në draftin me 13 gjykata të shkallës së parë nga 22 dhe në një apel nga 6 që kishte më parë ata kanë marrë modelet, Daneze, Portugeze, Suedeze, Holandeze dhe modelin e Moldavisë.

Sipas KLGJ, në harkun e një dekade Suedia ka reduktuar prej 1999 deri në 2020 në 48 numrin e gjykatave nga 98 që ka patur më herët. Ndërsa Portugalia ka ulur në mënyrë drastike numrin e gjykatave nga 300 në vetëm 23 gjykata të shkallës së parë.

Holanda rezulton se ka përafërsisht shkrirjen e gjykatave në nivelin e hartës së re gjyqësore në Shqipëri ku më herët në vitin 2013 Holanda ka shkrirë 8 gjykata të shkallës së parë dhe 1 apel duke e çuar numrin nga 19 në 11 dhe nga 5 në 4.

Ndërsa harta gjyqësore e Danimarkës është reduktuar në 2007 nga 82 gjykata në vetëm 24 të tilla.

E teksa ky draft ndodhet në Ministrinë e Drejtësisë, të financave dhe qeverinë shqiptare për të marrë dritën jeshile avokatët në vend deklarojnë se do të vazhdojnë bojkotin.

Mes dhomave që nuk pranon të rikthehen në shërbim dhe sallat e gjyqit janë ajo e Vlorës dhe Shkodrës të cilët thonë se përveç seancave ata do të nisin edhe bojkotin e masave të sigurisë.

Shembuj të reformave të hartës gjyqësore në Evropë