VIDEO EKSKLUZIVE nga shkrumbimi i 2 lokaleve gjatë natës në Shkodër/ Pronari: S'u bënë hetime! Kuptohet që ishte eksploziv, e jo bombol gazi! Policia: Aksidentale

SHKODËR- Pronari i lokalit që u shkrumbua një ditë më parë, Arbis Vjerdha hedh dyshime se shkak i zjarrit nuk ka qenë bombola e gazit, siç është raportuar, por eksploziv. Vjerdha, anëtar i Këshillit Bashkiak rrëfehet se në lokalin e tij, po as atë ngjitur nuk ka pasur gaz, por ka qenë një "dorë e zezë" që e ka kryer këtë akt, e për këtë thotë se mjafton që të kesh parë dy filma aksion për ta kuptuar.

"E vërteta qëndron se ky drejtor a shef, inspektor ca ishte, se del jep një deklaratë shumë të papërgjegjshme (i referohet zjarrfikësit) thotë që ka pasur nga bombolat e gazit. Bombolat e gazit nuk i vlerëson a kanë qenë në lokal apo jo, nuk ka pasur asnjë bombol gazi. Këtij personazhi militant shkoj dhe e pyes në zyrë dhe më thonë nuk e di se nuk jemi specialistë, ndërkohë që shkon dhe jep intervista. Thjesht ka qenë një dorë e keqe dhe duhet Prokuroria që ta hetojë e ka pasur me mua apo me pronarin e lokalit ngjitur. Si fillim njerëzit kanë dëgjuar plasje, por duket që këmbët e ashensorit nuk janë të deformuara janë thjeshtë të plasura. Me një fjalë mjafton që të  kesh parë dy filma aksion dhe ta kuptosh që është eksploziv. Kriminalistika merr tamponët dhe sheh a ka pasur benzinë, naftë, unë them ka pasur eksploziv. Unë nuk jam si zjarrfikësja, që thotë janë bombola gazi. Nuk do shumë mend", tha ai.

Vjerdhja thotë se ka armiq, por shton se ka dyshime që ky sulm nuk ka ardhur për të, por ndoshta për pronarin ngjitur. Mes të tjerave, Vjerdhja përjashton që këtë sulm ta ketë bërë vetë për të përfituar azil apo para nga siguracioni dhe për këtë jep argumente. Kamerat e sigurisë nuk mund t'i vijnë në ndihmë këtij hetimi sepse nuk punojnë e për këtë bën fajtore kryetaren e Bashkisë, Voltana Ademi.

"Kamerat e sigurisë Voltana Ademi ka dhënë koncesion për të marrë kamerat që janë jashtë funskionit, ka marrë një tender 80  mijë euro dhe aty ku i duhen qytetarit nuk janë. Mjafton të jesh i ndershëm, e të flasësh për hallet e popullit në Këshillin Bashkiak dhe bën armiq me kamionë, unë kam armiq sa të duash, kam shumë miq dhe armiq. Por mendoj se nuk e ka pasur me mua, se nuk janë vendosur te biznesi im, por nuk mendoj se ia kam prishur terezinë. Nuk kam ndërmend të iki nga Shqipëria, kam letra që të një shteti europian dhe nuk më intereson azili, që me ia bërë vetes, nuk kam pasur siguracion që do të thotë nuk e kam bërë as për të marrë lekë, kështu që jam i përjashtuar çdo gjë nga kjo ngjarje", tha ai.

Ndonëse ka pasur një "luftë" me Ilir Beqaj, Vjerdhja e përjashton që ky sulm të ketë ardhur nga ish- ministrin, pasi kjo "luftë" është vetëm në planin politik.

"Që Ilir Beqaj është një maskara me çizme këtë nuk ia heq asnjë prejse, që është armiku i Shkodrës edhe këtë e dimë, por nuk besoj që ai bie në një nivel ordiner, unë bëj luftë politike dhe ai bën politik dhe nuk mendoj se një luftë politike të kthehet në një luftë personale. Nëse ka një listë emrash ku dyshoj asi është i fundit, por maskarallëku nuk ka limite dhe nuk mund të them është ai apo jo", tha ai.

Zjarri u raportua rreth orës 03:20 minuta të mëngjesit të mërkurës, ku si pasojë e flakëve u shkrumbuan 2 lokalet e katit të parë, ndërkaq janë djegur ballkonet e banesave, lule, grila, por s'ka dëme të konsiderueshme. Ato që janë djegur totalisht dhe kanë rreth 200 mln lekë të vjetra dëme janë lokalet.

Megjithatë, përtej versionit të dhënë nga pronari, Policia e ka cilësuar këtë si një ngjarje aksidentale. Report Tv me gazetarin Ergys Kavaja ka zbardhur materialin që uniformat blu i kanë dërguar Prokurorisë për këtë ngjarje.

"Më datë 09.12.2020, ora 03:30 në lagjen "Vojo Kushi" në ashensorin e jashtëm të pallatit 9-katësh pranë teatrit Migjeni ka rënë zjarr, për pasojë është djegur komplet ashensori i pallatit, zjarri është përhapur duke dëmtuar 3 lokale të katit përdhe; bar-kafe "Liders" me administrator Arbis Vjerdha, bar kafe "Sonata" me administrator Azem Fresku dhe bar kafe "Veronezo" me administrator Medi Aliaj, të tre banues në Shkodër. Në këto biznese janë djegur tendat rrethuese, çatitë, dyshemetë prej dërrase, karriget dhe pajisje të tjera si frigorifer, TV, kondicioner, etj. Nga veprimet e kryera, dhe sipas ekspertëve të PMNZ së Shkodrës, dyshohet se zjarri ka qenë aksidental. Materiale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër "për vlerësim", thuhet në dokumentin zyrtar.

 

VIDEO/Deklarata e pronarit
 

VIDEO/ Pamjet e zjarrit
 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:25
Ekskluzive/ VIDEO nga kamerat e sigurisë, momenti kur 2 lokalet në Shkodër përfshihen në flakët! Shtëllunga të mëdha tymi

Report Tv ka siguruar ekskluzivisht videon nga kamerat e sigurisë në zonën përreth që tregon momentin nga shpërthimi i zjarrit, ku për pasojë u shkrumbuan 2 lokale dhe u dogj fasada e pallatit. Siç shihet në videon  e Report Tv, zjarri ka shpërthyer në pjesën e jashtme të lokalit, te tenda, jo në ashensor siç është raportuar më herë. Referuar pronarit të një ga lokalit, Arbis Vjerdha ka qenë eksploziv i vendosur "nga një dorë e zezë", por Policia e ka referuar si ngjarje aksidentale.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shkodran prej puke: 10/12/2020 13:00

    Po Çfare pret prej atij vend legen me njerez legena. Shkodren e ka myt muslimanizmi dhe injoranca. Njerez qe dine vetem mu fal e vetem me shku neper xhamija per xhuma. Allahu ju marrofte

    Përgjigju
    • Shoku: 10/12/2020 13:27

      Ik mar karash, i paske la durt me kohe, po kot skan than "a je i marr a je prej puket",, pukjan te urt e gamar me veshe tr shkurt nuk ka. Tyj tjeta

  • Hahahahha: 10/12/2020 12:11

    Ky ka kry pune me kohe..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)

Dy ish-kunatat, Nora Istrefi e Tuna bëhen bashkë, këndojnë mbi arkivol 'My love' (VIDEO)